Goditja “nën brez” e SHBA për Ramën/ Analisti zbardh axhenden e Blinken në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Mentor Kikia tha në një studio televizive, se vizita e Blinken në Shqipëri është shumë e rëndësishme.

Kikia theksoi se është zgjedhur Shqipëria për të dhënë mesazhe në lidhje me rajonin.

Sipas Kikisë, zgjedhja e Blinken-it për të takuar Dumanin, dëshmon mbështjen e SHBA-ve për SPAK-un dhe për të dhënë mesazhin që askush nuk duhet t’i vendosë shkopinj nën rrota kësaj strukture.

“Është dëshmi e faktit që Shqipëria konsiderohet si një partner për SHBA-të, por mbi të gjitha jemi ne ata që dëshmojmë mbështetjen për SHBA-të që përtej ulje-ngritjeve është e rëndësishme gati-gati në kufijtë e ekzistencializmit, jo vetëm për shkak të historikut të kaluar, por edhe aktualitetit. Ka përpjekje për të bërë bilance se kush ka dhënë më shumë para në Shqipëri, BE apo Gjermania, apo SHBA-të, po nuk mendoj se kjo është aritmetika për të bërë vlerësim.

SHBA-të kanë kontribuar në shumë drejtime. Vizita e sekretarit është në nivel makro, shumë e rëndësishme. E shoh si vizitë në rajon, se Shqipëria mund të jetë zgjedhur për shkak të zhvillimeve, për të dhënë disa mesazhe. Serbia vend problematik, në RMV po zhvillohen zgjedhje. Është zgjedhur për të dhënë mesazhe në lidhje me rajonin.
Takimi me Dumanin është risi pasi kryeministri është në axhendë pa dyshim. Takimi me Dumanin për mua ndodh jo thjeshtë për të demonstruaar atë që SHBA-të kanë bërë me reformën në drejtësi, por për të dëshmuar vazhdimësinë e kësaj mbështetje në një kohë që SPAK-u nga opozita anatemohet nga opozita si organizatë kriminale.”, tha Kikia./E.T

Të fundit

Parku i Drilonit nën petkun e dëborës, Rama ndan pamjet: Si i dalë nga ndonjë përrallë

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë juglindjen e vendit i kanë shtuar magjinë qytetit të Pogradecit. Kryeministri Edi Rama ndau...

Koha: Një iluzion apo realitet?

Koha ndihet kaq e saktë sa që rrallë herë e vëmë në dyshim ekzistencën e saj. Orët ecin, ne ndiejmë që kalojnë dhe lidhim...

Shpopullimi masiv, habit deputetja e PS: Shqiptarët po ikin për t’u shkolluar

Teksa me qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi gjatë 10 viteve të fundit, duket se në Partinë Socialiste e shohin si një fenomen...

Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh Kryesinë e PS për takimet me diasporën

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e Partisë Socialiste, në orën 09:00 të kësaj të hëne. Fokus i mbledhjes do të jetë takimet që...

Moti i keq/ Si paraqitet situata në qarkun Shkodër, disa fshatra pa energji elektrike

Vazhdon moti i keq në qarkun e Shkodrës. Vijojnë erërat e forta. Ndërkohë fshatrat Nj.A. Shale, Shosh, Pult, Velipoje dhe Gur i Zi kane...

Lajme të tjera

Web TV