Një person është arrestuar në Vlorë në lagjen ‘Hajro Cakërri’ pasi iu është gjetur një arsenal armësh.
Depo ishte e kamufluar në një dyqan rrobash dhe dyshohet se i kanë gjetur edhe mina me telekomandë.
Ekspertët e kriminalistikës teksa zbulojnë armët, ndërsa në krah të tyre, mbi tavolinë duken edhe targat. Autoritetet kanë pasur informacion mbi këtë depo dhe ka qenë në vëzhgim deri në momentin e ndërhyrjes sot, 12 shkurt.
Çfarë është zbuluar nga policia:
-3 mina
-2 kallashnikovë
-2 pistoleta të llojit skorpion
-2 pistoleta glock
-1 pistoletë me mulli
-Targa
/O.S