“Mos e rrih mamin!”/ 32-vjeçarja rrëfen tmerrin e burgosjes nga i shoqi: Kunata më dhunoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin “Me Zemër të hapur” sot është publikuar intervista ekskluzive e 32-vjeçares në Tiranë, e cila u mbajt e burgosur në shtëpi nga bashkëshorti, ndërkohë që monitorohej gjatë të gjithë kohës me kamera.

Ajo ka zbuluar se është dhunuar gjithmonë në sy të fëmijëve nga bashkëshorti, ndërkohë që ka zbuluar se pas denoncimit në komisariat, është dhunuar në shtëpi nga kunata, motra e Asqeriut.

“Asqeriu u kthye në 6 janar. Punoi atje dhe nuk i dhanë lekët. Punoi për pronarë turk të cilët nuk e kanë paguar.
Ai atje pati edhe një incident. Mora vesh që janë zënë. Më thoshte ose unë ose ti nuk do ta hamë vitin e ri.

Ka kaluar një gjendje të rëndë psikologjike, një situatë të tillë e kam kaluar edhe unë. Nuk jam ndjekur me psikolog sepse doja të rrisja fëmijët, jo akuza dashnorësh siç më thotë vjehrra. Nuk mund të jetoj më aty.

Jam dhunuar dhe kemi debatuar në sy të vajzave. Vajza e dytë që është vetëm 6 vjeçe më mbron gjithmonë.

Ajo i tha Asqeriut : Mos e rrih mamin.

Unë shkova në komisariat. Vajzat janë njëra më e vogël se tjetra. Nuk do ta denoncoja por polici më tha nuk është në rregull. Doja që ai të shërohej për vete.

Pasi u ktheva në shtëpi u përballa me vjehrrën dhe kunatën, motrën e Asqeriut që më goditi sepse tha më ke denoncuar vëllanë. Nuk e denoncova sepse më erdhi keq sepse mu lut djali i saj, 13 vjeç”, ka deklaruar ajo në intervistë/  S.M

Të fundit

“Daily Express” analizon Shqipërinë: Në rrugën e duhur për t’u bërë anëtare e BE-së

Një numër vendesh janë të etura për t’u bashkuar me bllokun dhe Shqipëria është në rrugën e duhur për...

I dënuar me mbi 2 vite burg, ndalohet brenda Big Brother Albania konkurrenti

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e...

Stuhitë e dëborës godasin perëndimin e SHBA-ve, rreth 60 mijë njerëz pa energji elektrike

Stuhi të mëdha të borës kanë përfshirë disa pjesë të Kalifornisë dhe Nevadas në perëndim të Shteteve të Bashkuara. Bora ka mbyllur rrugët, qendrat e...

200 anëtarë të rinj i bashkohen PS-së në Njësinë 4, Veliaj: PS është si Luiza Gega

200 anëtarë të rinj i janë bashkuar Partisë Socialiste në Njësinë 4 dhe Drejtuesi Politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, shprehu falënderimet e...

A ndikon pozicioni i gjumit në shëndetin e zemrës?

Dihet tashmë se një gjumë i mirë dhe cilësor ndikon në shëndetin tuaj, veçanërisht atë të zemrës. Studimet kanë treguar se një gjumë i...

Lajme të tjera

Web TV