Shqipëria u hap dyert fondeve të mëdha të investimeve nga BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria po i hap zyrtarisht dritën jeshile fondeve të mëdha të investimeve evropiane, ndërkohë që prej kohësh së paku dy prej tyre kanë shprehur interes për të qenë prezentë në vend.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nxjerrë për konsultim publik dokumentin që rregullon mënyrën si ata do regjistrohen dhe si do operojnë në Shqipëri.

Më specifikisht, Projektrregullorja ka qëllim përcaktimin e procedurës, rregullave dhe dokumentacionit për njohjen e administruesit të fondeve të investimeve alternative të licencuar në një vend anëtar të BE-së dhe miratimin e regjistrimit të këtyre fondeve që do t’u marketohen dhe shiten investitorëve profesionist dhe të kualifikuar në Republikën e Shqipërisë.

Rregullorja përcakton kritere strikte sa i përket transparencës së këtyre fondeve dhe mënyrës si operojnë.

Prospekti që do i vihet në dispozicion investitorëve në Republikën e Shqipërisë, duhet të përmbajë një Shtojcë me informacionin lidhur me mënyrën e marketimit dhe shitjes së aksioneve ose kuotave të fondit të investimeve alternative të miratuar në një vend të BE-së në Republikën e Shqipërisë.

Prospekti që u vihet në dispozicion investitorëve, hartohet në gjuhën shqipe dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të agjentit të regjistruar, nëpërmjet të cilit administruesi i njohur mund të marketojë dhe të shesë kuotat e fondit të investimeve alternative.

Autoriteti, gjatë procesit të njohjes së administruesit të fondeve të investimeve do shqyrtojë informacionin e nevojshëm lidhur me to, si dhe nëse ekzistencën e një marrëveshjeje me objekt bashkëpunimin e duhur mbikëqyrës midis autoritetit rregullator të vendit të BE-së të administruesit të fondeve të investimeve alternative të miratuar në një vend anëtar të BE-së, dhe Autoritetit.

Po ashtu, AMF do marrë në shqyrtim, masat e nevojshme për pagesën në Republikën e Shqipërisë të investitorëve për shlyerjen e aksioneve ose kuotave të fondeve të investimeve alternative dhe vënien në dispozicion të informacionit për investitorët që shoqëria harton dhe përgatit, sipas rregullave të vendit të saj të origjinës të ndërmarra nga Administruesi i fondeve të investimeve alternative të miratuar në një vend anëtar të BE-së./   S.M

Të fundit

Reshjet e shiut në Vlorë, përmirësohet situata! Në zonat problematike tërhiqet uji

Teksa shumë qytete të vendit janë përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës, Vlora po përballet me situatën e...

Begaj uron Milanoviç për fitoren në zgjedhjet kroate: Forcojmë partneritetin tonë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, uroi sot Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, për fitoren e mandatit të dytë në krye...

A është ende e përshtatshme metoda e Sokratit?

Shumë njerëz e dinë se Sokrati ka thënë se “jeta e paekzaminuar nuk ia vlen të jetohet.” Po ashtu, e dinë që ai u...

Video/Qytetari spektakël me parashutë në liqenin me dallgë dhe erë të fortë të Pogradecit

Një qytetar ka dhuruar spektakël me parashutë në Liqenin e Pogradecit, duke sfiduar motin e ftohtë. Ilirjan Tasellari shihet teksa bën sërf në Tushemisht...

Efektivët e Këmbësorisë transportojnë fëmijën e sëmurë në spitalin e Bulqizës

Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e...

Lajme të tjera

Web TV