“Vetëm Zoti mund ta shpëtojë PD-në”/ Elezi: Bardhi është politikan pa shtyllë kurrizore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi e konsideron Gazment Bardhin, një politikan pa shtyllë kurrizore.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Elezi u shpreh se Partia Demokratike po shpërbëhet.

Sipas Elezit, Lulzim Basha është një figurë që është kthyer në qendrën e memeve dhe besueshmëria për të është shumë e ulët.

“Zoti Bardhi është tipi i politikanit që nuk ka shtyllë kurrizore. Kështu është e gjithë klasa politike po ta kapësh në thelb. Shumica e politikanëve aty, duke mos pasur identitet, kanë shpërbërë edhe fytyrën e politikës.

Unë vazhdoj ta theksoj që prej 5-6 vitesh, që Partia Demokratike po shpërbëhet, nuk po ndahet. Jo të bashkohet me Bardhin, por me këdo tjetër, vetëm Zoti mund t’i shpëtojë nga bataku ku ka rënë. Zoti Berisha e di fare mirë që zoti Bardhi nuk ka kredibilitet.

Zotit Berisha i duhet Bardhi në parlament. I duhet të tregojë para demokratëve që t’i tregojë se ja, ne jemi shumicë në parlament. Berisha nuk i kalon 25% te demokratët.

Kjo është tragjikomike. Pjesa komike është që këto tallen me shqiptarët. Kjo është e turpshme. Zoti Berisha duke bërë gjëra të tilla të pamoralshme, duke nxjerrë Nokën, Bardhin, Salianjin, kjo është tallje për demokratët.

Vetëm vullnetarët e Berishës e pranojnë këtë. Kjo është tallje. Ti të nxjerrësh figura me të cilat ke pasur përplasje, tregon që është tallje. Në kuadrin e mashtrimit politik, janë më inteligjentë se dy grupet e tjrera. Duan të marrin mandatin. Duan të kenë një aleancë.

Nuk mund ta realizojnë këtë, njerëzit janë neveritur deri në atë pikë, saqë e kanë braktisur. Nëse grupi i zotit Meta, Berisha, Basha, morën 520 mijë vota, në zgjedhjet e ardhshme nuk do të arrijnë t’i marrin 400 mijë vota.

Lexo edhe :  Samiti në Tiranë, Berisha: Rama dhe Vuçiç nuk shqiptuan fjalën, sanksione ndaj Rusisë

Duke pasur një figure si zoti Basha, I cili njihet në vazhdimësi për mashtrimin në raport me demokratët dhe opinion publik, dhe një figure që ka qenë qendra e të gjithë memeve, që kanë qarkulluar dhe që pjesërisht qarkullojnë.

E kanë shumë të vështirë. Kredoja e besueshmërisë politike është shumë e ulët”, theksoi ai./  S.M

Të fundit

“Daily Express” analizon Shqipërinë: Në rrugën e duhur për t’u bërë anëtare e BE-së

Një numër vendesh janë të etura për t’u bashkuar me bllokun dhe Shqipëria është në rrugën e duhur për...

I dënuar me mbi 2 vite burg, ndalohet brenda Big Brother Albania konkurrenti

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e...

Stuhitë e dëborës godasin perëndimin e SHBA-ve, rreth 60 mijë njerëz pa energji elektrike

Stuhi të mëdha të borës kanë përfshirë disa pjesë të Kalifornisë dhe Nevadas në perëndim të Shteteve të Bashkuara. Bora ka mbyllur rrugët, qendrat e...

200 anëtarë të rinj i bashkohen PS-së në Njësinë 4, Veliaj: PS është si Luiza Gega

200 anëtarë të rinj i janë bashkuar Partisë Socialiste në Njësinë 4 dhe Drejtuesi Politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, shprehu falënderimet e...

A ndikon pozicioni i gjumit në shëndetin e zemrës?

Dihet tashmë se një gjumë i mirë dhe cilësor ndikon në shëndetin tuaj, veçanërisht atë të zemrës. Studimet kanë treguar se një gjumë i...

Lajme të tjera

Web TV