Video/ Shpërthim i tmerrshëm në parkun e pishinave të fëmijëve në Suedi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pamjet shokuese tregonin instilacionin e ri të zbavitjes në parkun Oceana Waterworld në Gothenburg që përfshihej nga flakë e tym i zi, që ngrihej lart në qiellin e dimrit.

Zjarri solli evakuime të shumta teksa zjarrfikësit nuk e kishin idenë sesi kjo mund të kishte ndodhur.

Alarmi u dha rreth orës 10:06 për zjarrin që po përhapej jashtë kontrolli që më pas u ndoq nga shpërthimi.

“Kishte zjarre dhe në rrëshkitëset e ujit, nuk e dimë sesi nisi”, tha zyrtari zjarrfikësave Björn për mediat vendase ndërsa alarmi i dha për banesat që ndodheshin në afërsi të kompleksit.

Disa të plagosur raportoheshin nga zyrtarët teksa spitali Sahlgrenska tha se kishte trajtuar katër të plagosur lehtë nga ngjarja.

Një nga rezidentët tha për rrjetin Expressen: “Në fillim pamë zjarrin, pastaj ishte shpërthimi, ndërsa ndjehej erë e fortë plastike të djegur”.

“Ata po ndërtonin prej muajsh rreshkitësen e re të ujit, tani i ka mbetur vetëm skeleti”, shtoi ai.

Zjarrfikës të shumtë erdhën në vendin e shpërthimit teksa zjarri shkatërronte rrëshkitësen e re 13 metra të lartë.

Një zëdhënëse e grupit ndërtues të atraksionit tha se kompania po bënte disa instalime në momentin e zjarrit por shkaku i tij mbetej i panjohur./O.S

Alarmi i dha rreth orës 10:06 për zjarrin që po përhapej jashtë kontrolli që më pas u ndoq nga shpërthimi.
/O.S

Të fundit

“Të tjerët, të kalbur dhe pa eksperiencë”, Rama: PS parti e re, por shalqi me provë

Kryeministri Rama zhvilloi pasditen e sotme takimin me të rinjtë në kryeqytet dhe me skudarën elektorale të 11 majit....

Kryemadhi shfaqet me macen e Metës: Shoqe besnike që s’të le asnjëherë vetëm

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi është shfaqur në rrjetet sociale këtë të premte pa kostumin “politik”, por e veshur sportive dhe më një shikim...

Rama: Hedhja e votës kudo tjetër përveçse te kutia e PS është ta çosh votën kot

Kryeministri Rama zhvilloi pasditen e sotme takimin me të rinjtë në kryeqytet dhe me skuadrën elektorale të 11 majit. Ndër të tjera Rama u...

Alban Dudushi flet për sëmundjen e rëndë: Mendova se do kalonte, por ishte më serioze

Përpara çështjes së kontratës me RTSH-në, Alban Dudushi është përballur me një problem shëndetësor, të cilit fillimisht nuk i kishte kushtuar rëndësi. Në një...

Kandidatët e PS-se në Tiranë/ Manastirliu: Me këtë skuadër finalizojmë ëndrrën europiane

Kandidatët e PS-së në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit. 'Tirana do të jetë lokomotiva e fitoreve' tha Ogerta Manastirliu sepse është simboli i punëve...

Lajme të tjera

Web TV