Çfarë duhet t’i shtoni kafesë nëse doni shëndet të mirë të zemrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngrini dorën nëse dhe ju bëni pjesën në listën e njerëzve që nuk e fillojnë dot ditë pa një filxhan kafeje! Për shumë prej nesh është një domosdoshmëri absolute kur bëhet fjalë për rutinën e mëngjesit. Është e vërtetë që kafeja shton energjinë dhe vigjilencën, teksa ne “zvarritemi” në angazhimet e ditës apo edhe gjatë mbarëvajtjes së detyrave nga puna, në shtëpi etj.

Pirja e një deri në dy filxhanë kafe në ditë çon në një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, zbulon një studim i Johns Hopkins Medicine. Por, sipas kardiologëve, ka vetëm një përbërës që mund ta shtoni në filxhanin e kafesë nëse doni të “investoni” në shëndetin e mirë të zemrës suaj: kakaoja!

Ja tre arsye pse zemra juaj do t’ju falënderojë që e nisët ditën me kafe dhe kakao.

#1 Ata që pinë kafe jetojnë më gjatë

Duke pirë kafe duket sikur fitoni superfuqi sapo kafeina futet në trup, por ka edhe më shumë prova përfitimi që shkojnë përtej kësaj. Një studim i zhvilluar në janar të vitit 2022, i publikuar në “European Journal of Preventive Cardiology” zbulon se personat që pinë deri në tre filxhanë kafe në ditë, ulin rrezikun e vdekjes për shkak të sëmundjeve të zemrës apo goditjeve në tru.

#2 Rrezik më i ulët nga sëmundjet kardiovaskulare

Studiuesit kanë zbuluar një rënie prej 15% të rrezikut nga sëmundjet e zemrës kur një person konsumonte një sasi të moderuar kafeje (midis tre deri në pesë filxhanë në ditë) krahasuar me dikë që nuk pi fare kafe. Kjo është e lidhur edhe me reduktimin e rrezikut të goditjeve në tru, sipas një studimi të publikuar në “National Library of Medicine”.

Lexo edhe :  Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

#3 Kakaoja ul inflamacionin

Kafeja sjell përfitimet e veta në shëndetin e zemrës, por shtimi i kakaos mund t’i theksojë ato edhe më shumë. Ashtu si kokrrat e kafesë, pluhuri i kakaos përmban flavanole, të cilat kanë efekte anti-inflamatore, relaksojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë kontrollin e sheqerit në gjak.

Por, mos harroni: kakaoja dhe çokollata nuk janë e njëjta gjë. Pluhuri i kakaos ka më pak yndyrë të ngopur dhe sheqer të shtuar (për sa kohë që nuk është i ëmbëlsuar), ndërsa çokollata ka tjetër përbërje./E.Ç

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV