Danimarka “ngre” burg në Kosovë/ 300 persona do vuajnë dënimin në qeli të marra me qira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 27 prill të vitit të kaluar Danimarka nënshkroi një marrëveshje për të dërguar 300 të burgosur në Kosovë si përpjekje për të reduktuar mbipopullimin në burgjet e tyre.

Të dy vendet ranë dakord fillimisht në dhjetor që Kopenhageni zyrtar të marrë me qira 300 qeli burgu për një tarifë vjetore prej 15 milionë eurosh. Kujtojmë se opzita në Kosovë vazhdon të mos i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe këtë me Danimarkën.

Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard, i cili vizitoi sot Kosovën, tha se ka pasur takime konkrete me qeverinë dhe partitë më të mëdha opozitare dhe mesazhi është se ata e duan këtë partneritet.

“Për qeverinë, plani është pjesë e përpjekjes për të krijuar hapësirë ​​në burgjet daneze, të cilat janë nën presion mbi kapacitetet dhe personelin në formën e një numri në rënie të oficerëve të burgjeve. Prandaj, kriminelët e dënuar me deportim duhet të vendosen diku tjetër para se të nisen për në vendin e origjinës. Ekziston një udhërrëfyes i qartë dhe i plotë. E vetmja gjë që na duhet është që parlamenti i Kosovës ta ratifikojë traktatin. Nuk mund të them gjë tjetër veçse thonë se do të hidhet në votim së shpejti në parlament. Sapo parlamenti të ketë ratifikuar traktatin, ne do të fillojmë rindërtimin e ambienteve të burgut në mënyrë që ato të përmbushin standardet daneze”, u shpreh ai.

Kosova dhe Danimarka nënshkruan më 20 dhjetor një letër-pëlqim, sipas të cilit, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës. Për këtë huazim, sipas letër-pëlqimit, Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro gjatë dekadës së ardhshme. Në atë kohë, Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu kishte thënë se nënshkrimi i letër-pëlqimeve është vetëm hapi i parë drejt arritjes së një marrëveshjeje, që më pas duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e votave./O.S

Të fundit

Erdogan kërkon nga Trump heqjen e sanksioneve për F-35.

  Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump ku Erdogan shprehu besimin...

Dëmtohet sulmuesi i Anglisë, mungon në ndeshjen ndaj Shqipërisë

Cole Palmer do të mungojë për Anglinë në startin e eliminatoreve të Kupës së Botës. Për shkak dëmtimi, Palmer nuk do jetë gati për...

Fortlumturi Joani u zgjodh kryepeshkopi i ri/ Albin Kurti: I urojmë suksese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar në rrjetin e saj social Facebook një mesazh urimi për Hirësinë e Tij, Joan Pelushi, me rastin e zgjedhjes...

Blendi Gonxhja: Fluks vizitorësh në kalanë e Shkodrës dy muajt e parë të vitit

Parku Arkeologjik Shkodër gjatë dy muajve të parë të vitit 2025 ka mirëpritur mbi 4,700 vizitorë, 27% më shumë krahasuar me vitin 2024. Shifra u...

I premtoi një 7-vjeçari se do t’i hapë TikTok-un më 12 maj, Rama ironizon Berishën

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar këtë premtim qesharak të Berishës me pamjet e një bufi, i cili ka të mbivendosur zërin e kreut të...

Lajme të tjera

Web TV