Avokati paralajmëron kallëzim në SPAK ndaj Flamur Nokës: Përfitoi 50 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar se gjatë kësaj jave do të dorëzojë në SPAK një kallëzim penal ndaj deputetit të Rithemelimit, Flamur Noka për atë që e quajti ‘afera e pasaportave’.

Beqiri tha se në kohën kur ka qenë ministër i Brendshëm, Noka ka shkelur ligjin në kontratën për pasaportat dhe kartat e identitetit duke përvetësuar mbi 50 milionë euro. Sipas Beqirit, Noka ka bashkëpunuar me Berishën.

“Do ketë punë SPAK-u të merret këto ditë me të se do i shkojë kallëzimi penal për këtë aferë ndër më të rëndat.  Në aferën e pasaportave dhe kartave të identitetit buxheti i Shqipërisë ëshë zvogëluar me mbi 50 milionë euro sepse kontratën këta e bënë me një firmë private prej së cilës morën pjesën e vetë dhe ajo firmë private nuk duhej të qëndronte më shumë se 5 vite. Por këta thyen çdo ligj e normë. E përsëriten kontratën, e bënë edhe për 10 vite të tjera, në kohën kur Noka ishte ministër i Brendshëm. I ka bërë bashkë me Saliun, i morën lekët e kartave të ID dhe pasaportave. Dëmi financiar ishte mbi 50 milionë euro. Tallet me djersën e shqiptarëve, një kat atje tek pallati i digës së liqenit, ia jep Shkëlzen Berishës dhe katin tjetër e merr për vete. Thotë se e bleu 134 mijë euro por vlera reale është 1.2 milionë euro. Nuk është ky pastrim i parave të pista? Kjo është vepër penale e dukshme. Kjo do shkojë në SPAK shumë shpejt./e.t

Të fundit

Po, tani nis “lufta”, politika kundër SPAK

Sulmet ndaj SPAK-ut kanë hyrë në një fazë të re, ku politika po e sfidon hapur Prokurorinë e Posaçme....

Vendosmëria juaj do t’ju ndihmojë të kapërceni pengesat… horoskopi për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të enjten pjesa e parë e ditës është më e mirë se e dyta. Këtë mbrëmje dhe...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Lajme të tjera

Web TV