Burri denoncon veten se ‘po drejtonte i dehur makinën’ në Angli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shofer është arrestuar në Knaresborough në veri të Anglisë pasi thirri numrin e emergjencës 999 dhe oficerët zbuluan se ishte tre herë më shumë se limiti i lejuar i alkoolit.

Policia e kontesë së Yorkshire thanë se morën telefonatën pak pas mesditës nga një burrë që thoshte se “po drejton mjetin i dehur dhe se nuk dinte çfarë ishte duke bërë”.
Burri rreth 50-vjeç tha në telefonatë se ishte në zonën e Knaresborough dhe se kishte kaluar një fundjavë të vështirë, sipas policisë.

Oficerët e lokalizuan atë në një furgon të zi dhe pasi e ndaluan e arrestuan kur panë se ishte tre herë mbi limitin e lejuar të alkoolit.
Testi i momentit për alkool tregonte se shoferi ishte në nivel 118; kur limiti i përqindjes së alkoolit në Britani është 35 mikrogramë për çdo 100 mililitra frymë. Në Skoci limiti është vendosur në 22 mikrogramë.

Duke informuar për incidentin në rrjetet sociale, policia e Yorkshire tha: “Burri thërret policinë dhe thotë se ai vetë është duke drejtuar i dehur. Nuk ndodh çdo ditë që një i dyshuar për drejtim në gjendje të intoksikuar, të denoncojë veten e tij.”

Një incident i ngjashëm u raportua në SHBA vitin e kaluar kur një shofer thirri policinë për të denoncuar duke që po drejtonte në korsinë e gabuar, pa e kuptuar se ishte vetë në drejtimin e gabuar të rrugës, shkruan The Guardian./E.Ç

Të fundit

“Sy më sy dhe xhep me xhep”/ Pankartat në tubimin e opozitës (Foto)

Qytetarët opozitarë janë mbledhur pasditen e sotme në shenjë proteste kundër qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Protestues...

A e dini origjinën e Shën Valentinit?!

Një fakt shumë interesant lidhur me festën e Shën Valentinit është se origjina e saj është e mbushur me mistere dhe tradita të ndryshme....

Protesta e Partisë Demokratike, ja sa efektivë do të jenë në terren

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me situatën e sigurisë sa i përket protestës së Partisë Demokratike. Mësohet se në terren për këtë...

Zgjedhjet, nga do t’ia mbajë Kosova

Nga Preç Zogaj Agora shqiptare ka zier këto ditë. Ka patur prej atyre që duke dashur t’i shvlerësojnë anatemat e Grenell janë marrë me jetën...

Qytetarët e Kosovës drejtohen drejt kutive të votimit në zgjedhjet e sotme

Qytetarët e Kosovës kanë nisur të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e sotme, duke iu drejtuar qendrave të votimit...

Lajme të tjera

Web TV