Një aksidenti i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një pikë inertesh në qytetin e Krujës, ku një 38-vjeçar ka ndërruar jetë.
Mësohet se viktima është Lulzim Balla, i cili ndërroi jetë pasi u përplas nga një kamion i tonazhit të rëndë. Raportohet se Balla ishte i punësuar në pikën e inerteve. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Sakaq, shoferi i kamionit është shoqëruar në komisariat, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./O.S