Çfarë është teoria e ”bukës së djegur” që ka pushtuar TikTok-un?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
    

TikTok-u na prezanton çdo ditë me risi dhe disa prej tyre, shkojnë përtej të qenit trend, sepse lidhen me një mënyrë të menduari.

Thënë kjo, prej javësh po flitet shumë për “teorinë e bukës së djegur” (“burnt-toast theory”).

E shpjeguar thjesht, kjo teori përshkruan idenë se si një gjë aq e vogël sa buka e djegur mund të të ketë shpëtuar jetën ose të ketë sjellë një gjë të mirë pas.

Mbase vetëm fakti se u vonove 5 minuta për të pjekur një tjetër copë buke, të shpëtoi nga një aksident, ose ato 5 minuta mundësuan takimin tënd me një mik të vjetër, ose fillimin e një historie dashurie.

“Teoria e bukës së djegur” po përdoret si një metaforë për të treguar se një problem i vogël po të shmang probleme më të mëdha ose po të sjell të mira pa e kuptuar.

Në TikTok, njerëzit po e përdorin këtë teori për të treguar historitë e tyre dhe për të kujtuar se gjithçka e keqe e ka një të mirë, thjesht duhet të besosh te procesi.

Psikologët thonë se kjo teori mund të bëhet pjesë e jetës së secilit dhe besohet se ka aftësinë të japë kontribut të mirë, sepse mund të nxisë të menduarin në mënyrë pozitive edhe kur jeta të përball me sfida./O.S

Të fundit

Vlera e arit në 20 vjet është rritur me 620 për qind

Në dy dekadat e fundit, vlera e arit është rritur me 620 për qind, që do të thotë se...

Ardit Bido denoncon Belerin: Doktor, po del bllof me Shqipërinë

Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ka reaguar pas prezencës së eurodeputetit grek, Fredi Beleri, në territorin shqiptar, ku ky...

Administrata e Trump publikon informacionet e klasifikuara/ Ja arsyeja e ekzekutimit

Arkivi Kombëtar i SHBA-së ka publikuar mijëra faqe të dhënash në lidhje me vrasjen e senatorit Robert F. Kennedy, sipas faqes së internetit të...

“Si në filma”, kamarieri robot në restorantet e Kubës tërheq vëmendjen (VIDEO)

Për Sonia Perez, hyrja në restorantin Dona Alicia të Havanas ishte si të hynte në një film. Edhe pse Kuba lufton me ndërprerjet e energjisë...

Pak orë nga finalja e “Big Brother VIP Albania 4”/ Produksioni del me njoftim të papritur

Pak orë para finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 4”, produksioni ka publikuar një njoftim të rëndësishëm, për të gjithë ata që...

Lajme të tjera

Web TV