Çfarë përmbajnë memorandumet që u firmosën sot mes Blinkenit dhe Hasanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Sekretari i Shtetit e SHBA, Antony Blinken firmosën sot në Tiranë Memorandumin e Mirëkuptimit Kundër Manipulimit të Informacionit të Shtetit të Huaj (dezinformimit) si dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright.

Memorandumi i parë ofron një kornizë bashkëpunimi për të monitoruar dhe kontrolluar informacionin e shtetit te huaj për të luftuar manipulimin e tij nga aktorët e huaj në mënyrë që të mbrohen vlerat e përbashkëta te demokracisë në nivel ndërkombëtar.

Përmes këtij MOU Shqipëria dhe SHBA shprehin vullnetin që të punojnë së bashku edhe me kombet njëmendëse, për të luftuar informacionin e manipuluar. Ky bashkëpunim do të përfshijë hartimin e politikave kombëtare, rritjen e ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit për kërcënime të tilla, mbështetjen për shoqërinë civile dhe angazhimin shumëpalësh.

Memorandumi i Mirëkuptimit/ Programi i Shkëmbimit Akademik Fulbright synon që çdo vit të propozohen studentë, staf akademik dhe profesionistë nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të Republikës së Shqipërisë për të studiuar në universitetet e SHBA-së dhe të koordinohet nga përfaqësuesi amerikan, pjesëmarrja e studentëve, stafit akademik dhe profesionistëve të Shteteve të Bashkuara në studim, kërkimet ose trajnime akademike në institucionet akademike apo institucionet e tjera të Republikës së Shqipërisë.

Me anë të këtij memorandumi mirëkuptimi, Qeveria e Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave), nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit do të mbështesë nga ana financiare programin e shkëmbimit akademik “Fulbright Student” për të krijuar mundësi të tjera shtesë për studentët, në mënyrë që të bëhen pjesë e këtij programi./O.S

Të fundit

A do ta ndalojë ora inteligjente pandeminë e ardhshme?

Shumë prej nesh i kanë në kyçet e dorës në çdo kohë – i përdorim për t'iu përgjigjur telefonatave,...

Zgjedhjet e 11 majit, çfarë peshe ka vota preferenciale sipas Kodit Zgjedhor

Në zgjedhjet e 11 majit, pas ndryshimeve që iu bën Kodit Zgjedhor, vota preferenciale do të ketë sërish një impakt në përcaktimin e deputetëve...

VIDEO/Kombëtarja e nis me ngjyrën e zezë, Shqipëria vesh uniformën e tretë kundër Anglisë

Për ndeshjen kundër Anglisë, kombëtarja shqiptare e futbollit do ketë të veshur uniformën e tretë, atë të zezë. Duke qenë se Anglia vendase luan...

LIVE! Partia Socialiste çel fushatën në Tiranë

LIVE! Partia Socialiste çel fushatën në Tiranë S,M

E diela, ditë vendimtare për imamologun, çfarë do të bëjë Erdogan?

Vdekja jote, jeta ime. Kjo frazë përmbledh atë që ka ndodhur në Turqi ditët e fundit, pasi ndalimi i përkohshëm i kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu,...

Lajme të tjera

Web TV