Mësuesi ngel nxënësit! Drejtori i kalon me “mik”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mësuesi Shaban Elezi, i cili prej 21-vitesh jep lëndën e historisë në atë shkollë tregon se nuk i kishte ndodhur kurrë më parë që nxënësit që ai kishte ngelur t’i kalonte drejtori. “Mua më ka rënë reputacioni në klasë, fëmijëve u bëra test bashkë me një kolege tjetër dhe u vlerësuan me 4, tani i kalon drejtori, ata thonë le të na ngelë mësuesi na kalon drejtori”, thotë Elezi.

Gazetarët e Fiksi kërkojnë një përgjigje te drejtori i shkollës, Bilbil Lazri, i cili tregon se kjo situatë ka ndodhur në shkollën e tij, dhe për të ai kishte të gjitha dokumentet që do ua dërgonte edhe gazetarëve, gjë e cila nuk ndodhi.

Në një intervistë për Fiksin drejtori bie në kontraditë disa herë me ato që thotë. “Testi ishte i vështirë ndaj nxënësit nuk kaluan” thotë si fillim drejtori, më vonë ai thotë se “Testi ishte shkruar me dorë” dhe për të fundit herë thotë se “Ne nuk e kemi parë testin”. Pra drejtori i shkollës duke shkelur dispozitat normative ka anashkaluar mësuesin e lëndës dhe ka vlerësuar nxënësit në atë lëndë me notë kaluese.

Në dispozitën normative të vitit 2013, ligj të cilit i referohet edhe drejtori, në kreun nr.5, neni 21 përcaktohet qartë se nxënësi vlerësohet vetëm nga mësuesi i lëndës. Kështu një drejtor shkolle bashkë me komisionin e etikës së shkollës morën kompetenca jashtë ligjit, duke i hequr të drejtën mësuesit të lëndës për të vlerësuar nxënësit dhe duke e marrë ata këtë kompetencë./O.S

Të fundit

Arsyet pse një mashkull tradhton edhe pse e do partneren e tij

Asgjë nuk duket më keq se të të mashtrojnë dhe të dëgjosh gënjeshtrat e dikujt që ti dashuron shumë....

7 Shkurt 1992/ Nënshkruhet Traktati i Mahstrihtit i Bashkimit Evropian

Pasi vuajtën për shekuj me rradhë nga konfliktet e përgjakshme me njëri-tjetrin, kombet e Evropës Perëndimore, u bashkuan më në fund në frymën e...

Çfarë është ‘Kapja e Shtetit’? Një paralajmërim për amerikanët

Nga Tyler McBrien Dëshironi të qëndroni të përditësuar për atë që po ndodh në Afrikën e Jugut? Regjistrohu për Vendet Tuaja: Përditësimi Global dhe ne...

USAID dhe fondet e tij

Nga Prof. Pandi Zdruli Debati i madh që ka shpërthyer në Shqipëri për fondet e USAID-it është i drejtë dhe ja vlen të bëhet. Për...

Drafti/ PD ndjek Trumpin, dërgon projektligj që të ketë vetëm dy gjini

PD ka propozuar ndryshime në ligjin e Gjendjes Civile, duke përcaktuar ligjërisht “gjininë biologjike të pandryshueshme”. Demokratët argumentojnë se projektligji synon të mbrojë familjen...

Lajme të tjera

Web TV