Çfarë është ‘sulmi i lumturisë’ që ndodh para gjumit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sa nga ju e përjetojnë atë momentin tipik, kur pas një dite të lodhshme dhe të ngarkuar me punë, ju strukeni në çarçafët e bardhë të krevatit, për t’u ndjerë ngrohtë dhe rehat, pasi ndiheni thjesht të rraskapitur.

Ndjenja e lehtësimit shkon përtej këtij perceptimi, që ekspertët e quajnë “sulm lumturie” dhe është një nga trendet e fundit që po qarkullon në TikTok.

Në fakt, është diçka e lezetshme të mendosh sesa njerëz përjetojnë një sulm të tillë kur shtrihen në shtrat, por çfarë e shkakton atë dhe pse ne të gjithë e bëjmë? Ekspertja e gjumit, Shelby Harris, njëherësh drejtoreshë e një linje të dedikuar për këto çështje, tregon se një sulm lumturie është një ndjenjë gëzimi që ju pushton kur shkoni në shtrat.

Duket e çuditshme të kesh një reagim të tillë, por ka një shpjegim të thjeshtë: “Të kesh një ‘sulm lumturie’ ose të ndihesh vërtet i/e lumtur kur shkon në shtrat në fund të ditës ndodh sepse më në fund është koha për t’u qetësuar. Pra, mbaroi zyrtarisht dita dhe është koha për t’u çlodhur,” thotë ajo Bustle.

Shtrati jep një ndjenjë sigurie dhe kjo mund të shtojë edhe doza kënaqësie, veçanërisht nëse keni qenë të stresuar. “Është një koncept personal, por i ndjerë nga shumë njerëz, se koha e gjumit është e barabartë me lumturinë dhe relaksin,” thotë Harris.

Në TikTok, shumë njerëz thonë se përjetojnë sulme më të forta lumturie edhe kur janë keq nga ana shpirtërore. Sulmet e lumturisë mund të jenë të forta pasi keni një ditë të ngarkuar, kështu që nëse ndodh që të flini më mirë atë natë, mund të jetë vetëm sepse keni qenë vërtet të rraskapitur.

Lexo edhe :  Shitet me një çmim rekord fanella debutuese e Kobe Bryant në NBA

A është kjo vërtet një përvojë universale?

Është e vështirë të thuhet nëse të gjithë përjetojnë apo jo sulme lumturie, apo nëse të gjithë i përjetojnë në të njëjtën mënyrë, por sipas Harris, shumë njerëz mund të lidhen me ndjenjën e lehtësimit që vjen me të shkuarit në shtrat pas një dite të gjatë plot angazhime. Ashtu si shumë nga përvojat që nxjerr TikTok, kur zbulon se nuk je i/e vetmja që buzëqesh dhe rrotullohesh në shtrat e lehtësuar, kjo është një ndjesi që duket se të lidh me shumë persona të tjerë të huaj virtualisht./E.Ç

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV