Sulmi në Veri të Kosovës/ Rama: Serbia e ka prishur punën ditën që shpalli zi për autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mynihu kryeministri Edi Rama tha se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç gaboi kur shpalli gjendje zie për sulmin që ndodhi në Banjskë.

“Unë besoj se ka një gjë thelbësore që nuk duhet harruar, sidomos nga ana jonë. Pra nga ana e vendeve që kanë bërë zgjedhjen, sepse askush sinqerisht s’na ka detyruar që të vendosim se ku të pozicionohemi. Shqiptarët veçanërisht s’kanë patur shansin të zgjedhin për shekujt të tërë dhe ditën e parë që mundën të bërtisnin atë që donin, thanë “E duam Shqipërinë si gjithë Europën”, ky ishte slogani”, tha Rama.

“Jo, tani duam Evropën si Shqipëria, por kjo është temë tjetër. Ne kemi zgjedhur. Për mua nuk është kurrë kjo një justifikim për të mos bërë detyrat e shtëpisë, në qoftë se dikush tjetër, bënë gjëra që të cilat sigurisht nuk janë aspak pjesë e apo në kuadër të botës që ne duam, dhe ku duam të jetojmë dhe që natyrisht janë në kundërshti me zgjedhjen tonë. Serbia vërtetë e ka prishur punën jo atë ditë që ndodhi Banjska, por të nesërmen, kur presidenti Vuçiç e shpalli ditë zie për ata që e kryen sulmin”, tha Rama./E.T

Të fundit

‘Kush m’i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja’/ Analisti ironizon kreun e PL

Analisti  Arben Meçe në Repoltix komentoi turin e Ilir Metës dhe PL-së duke theksuar se çfarë do të bëjë...

Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës

Nga Ylli Pata Në vigjilje të 25 prillit ja vlen të bëhen realisht bilancet që nuk u bënë kurrë tre vjet më parë për atë...

Intifada e Ilir Metës kundër SPAK

Nga Mero Baze Ka një tërbim të pa frenuar të Ilir Metës kundër kreut të SPAK, Altin Dumani. Përtej fyerjeve personale apo bullizimit të tij,...

Këmbësorin e zë korrenti në autostradën Lezhë-Tiranë/ Përcjellësit e energjisë në tokë

Nje person ka mbetur i vdekur pasi ka rënë në kontakt me energjine elektrike pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë. Mesohet se këmbësori Vladimir Muhja...

“Ambicie të mëdha dhe punë të vogla”/ Të rinjtë kërkojnë jetë luksi në klipet e Noyzit

Duke komentuar mbi një raport mbi indeksin e lumturisë, sociologu Ergy Mërtiri i ftuar në “Open” në News 24, tha se të rinjtë shqiptarët...

Lajme të tjera

Web TV