Në fshatin Rras të njësisë administrative Ungrej e duket sikur nuk ka më jetë, sikur nuk jeton më askush për shkak të braktisjes së zonës nga banorët, por Pjeter Nikolli i ka dhënë jetë zonës me rreth 150 koshere bletë, zanat të cilin e ka të trashëguar brez pas brezi.
“E kam të trashëguar nga babai. Më ka lënë babai 15 copë dhe kam ecur me to“-shprehet bletërritësi Pjetër Nikolli.
Me përkushtim nuk ka asnjë pune që nuk bëhet tregon ai, teksa shton se pjesën më të madhe te ditës me kalon me bletët.
Një punë 34-vjeçare që me këtë zanat ka rritur 8 fëmijë të cilët po ashtu kanë qenë një ndihmëse e madhe për të, sidomos vajzat.
Nikolli ndan disa sekrete të punës së tij, ku thotë nxjerr të paktën 15-20 kg mjaltë për koshere ku disa nga llojet e mjaltit që prodhon kanë dhe veti shëruese.
Zanat të cilin po ashtu ja ka trashëguar të birit, ai thotë se do të merret me ta deri në ditët e fundit të jetës pasi Bleta mbetet një pasion i veçantë për të./O.S