Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim po përgatit në Londër me datë 26 shkurt një Samit të ri të Investimeve në Ballkanin Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor për vitin 2024, presidenti i BERZH-it Odile Renaud-Basso dhe liderët e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të prezantojnë vizionin e tyre për projektet kyçe rajonale dhe mundësitë e investimeve si në nivel rajonal ashtu edhe në secilin shtet.
Qëllimi i samitit është që të promovohen projekte rajonale dhe ato ndërkufitare. Ky është samiti i 6-të i BERZH-it kushtuar Ballkanit Perëndimor. Deri tani BERZH në këtë rajon ka investuar mbi 18 miliardë euro./O.S