Amnistia penale miratohet në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten do të jetë votimi në Parlament.
Socialistët pranuan propozimet e Partisë Demokratike duke bërë dhe disa ndryshime dhe në pr/ligj që zgjerojnë kategorinë e përfituesve. Socialistët kanë propozuar që të rritej edhe me 1 vit përfitimi për burrat dhe gratë.
Pra nëse ishte propozuar nga ministria e Drejtësisë që të përfitonin ata që ishin dënuar maksimalisht me 3 vite burg për burrat e 4 për gratë, me ndryshimet e reja përfitojnë ata që janë dënuar maksimalisht me 4 vite burg për burrat dhe 5 vite burg për grate.
Do të amnistohen të gjithë burrat që u kanë mbetur dhe 4 vite nga kryerja e dënimit dhe gratë që u kanë mbetur 5 vite burg. Pra mund të jesh dënuar me 9 apo 10 vite por të kanë mbetur 4 dhe 5 vjet nga vuajtja e dënimit.
Debati në Komisionin e Ligjeve mbetet tek propozimet e PD për të falur protestuesit e opozitës. Nga Ministria e Drejtësisë dhe socialistët janë gati të pranojnë dhe disa nga propozimet e Alibeajt për të aministuar protestuesit e opozitës por jo ata që kanë akuzën e shkatërrit të pronës e kundërshtimit të policit. Por Alibeaj thotë se duhet pranuar amendamenti i propozuar nga ai sic ishte e të mos bëheshin allishverishte. Megjithatë kërkoi kohë për të shqyrtuar propozimet e PS./O.S