Sot protesta e opozitës/ Mbi 1 mijë forca policie në gatishmëri, ja rrugët që bllokohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbahet sot protesta e opozitës. Ashtu siç është paralajmëruar, tubimi do të nisë në orën 17:30, para Kryeministrisë, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Kjo është protesta e parë e një përmase të tillë ku Berisha nuk do të jetë prezent fizikisht për shkak të masës ‘arrest shtëpiak’. Mësohet se Berisha do të flasë përmes teknologjisë në protestë.

Data 20 shkurt, e cila përkon edhe me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, është një pikë kthese për pluralizmin në vend dhe sipas organizatorëve të protestës, ndaj është caktuar pikërisht kjo ditë. Kjo protestë ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Mësohet se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.
Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.

Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Segmentet rrugore që janë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj janë:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”./e.t

Të fundit

Berisha del nga selia e PD-së, nis marshimin me militantët drejt kryeministrisë

Sali Berisha ka dalë nga selia e PD-së, rreth gjsyëm orë pasi duhej të niste protesta e opozitës në bulevardin...

Zgjedhjet e 11 majit, Tom Doshi njofton futjen në garë, ja në cilin qark do të kandidoj

Tom Doshi do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Social Demokrate në Qarkun e Shkodrës. Vendimin ia ka bërë të ditur strukturave...

Vota e Diasporës/ Më të interesuarit emigrantët shqiptarë në Itali dhe Greqi

Kjo e shtunë çoi në rreth 104 mijë, numrin e emigrantëve të regjistruar për të votuar me postë në zgjedhjet e 11 majit. Shifrat e...

Pesë vendet ku nuk duhet ta mbani kurrë celularin

Në ditët e sotme është shumë e vështirë të gjesh një person që nuk ka celular. Nuk shkojmë askund pa të madje as kur...

“Sy më sy dhe xhep me xhep”/ Pankartat në tubimin e opozitës (Foto)

Qytetarët opozitarë janë mbledhur pasditen e sotme në shenjë proteste kundër qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Protestues të shumët nga i gjithë...

Lajme të tjera

Web TV