“Do lirohen zyrtarët e korruptuar”/ Basha kundër Amnistisë Penale: Nuk do e votojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pas miratimit të Amnistisë Penale në Komisionin e Ligjeve, ligj i cili pritet të kalojë për votim në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë të ditur se nuk do ta votojnë.

Në një konferencë për mediat, Basha tha se amnistia penale synon që të amnistojë zyrtarët e korruptuar të qeverisë, ndërsa refuzon që të amnistojë protestuesit e opozitës. Kusht, shtoi Basha për të votuar ligjin për Amnistinë Penale, vijon që të mbetet lirimi i protestuesve të opozitës.

“Mesazhi që Edi Rama dhe qeveria e tij japin është një qeveri e korruptuar është se ato që i dënon gjykata i liron qeveria me votat në parlament. Nuk është kjo ndërhyrja e parë e Edi Ramës me Reformën në Drejtësi, pak ditë më parë është ankuar se BKH po shqetëson ministrat dhe zyrtarët e tij me hetimet që po bën, është e qartë se Edi Rama i trembet drejtësisë. Tani duket qartë që segmente të SPAK po hetojnë në përputhje të plotë më ligjin. Kjo është ajo që po ndodh nga një anë do të përdorte amnistinë për të amnistuar zyrtarët e korruptuar që kanë vjedhur taksat e shqiptarëve dhe refuzon të amnistojë protestuesit që janë ngritur për të mbrojtur pronat e tyre. Sot po e bëj të qartë se PD jo vetëm nuk do të jetë pjesë e kësaj manovre të fëlliqur, por do të tregojmë dhe faktojmë se kërcënimi kryesorë sot është Edi Rama.”- tha Basha.

Teksa inkurajoi drejtësinë që të vijojë punën në goditjen e zyrtarëve te korruptuar, Basha tha se nuk do të marrin pjesë nesër në Kuvend e i bëri thirrje grupimeve tjera opozitare që mos të bëhen patericë e këtij akti kriminal.

Lexo edhe :  Mes kundërshtimesh nga qytetarët, ja sa bashki e rritën çmimin e ujit gjatë vitit 2024

“Amnistia targeton zyrtarë te korruptuar. Jemi në kushtet e papranueshmërisë së plotë të këtij veprimi korruptiv e penal. PD inkurajon prokurorët e BKH-në të vazhdojë punën. PD nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërmen parlamentare. Mos u bëni patericë e këtij akti kriminal që synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar. Kushti jonë është që të amnistohen protestuesit e opozitës, vetëm atëherë do ta votojmë.”- tha Basha.

Amnistia penale u miratua të martën në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten do të kalojë për votim në Kuvend. Socialistët pranuan disa prej propozime të Partisë Demokratike, ndërkohë që u pranua edhe një amendament i deputetit të Rithemelimit, Bledjon Nallbati. Në seancë plenare kërkohen 84 vota që amnistia penale të miratohet.

Në ndryshimet e projektligjit që pritet të votohet në Kuvend, një ndryshim i miratuar është edhe për të dënuarit e GJKKO, të cilët përfitojnë zbritje dënimi ose ndjekje penale, por vetëm për zyrtarët e ulët dhe të mesëm dhe jo ata të lartë që janë subjekt i deklarimit të pasurisë. Nga amnistia penale nuk mund të përfitojnë kategori të tilla si dënuarit me burg përjetë, të arratisurit dhe vrasësit në rrethana cilësuese.

Një prej amendamenteve të Partisë Demokratike të pranuar nga mazhoranca ishte edhe shtyrja e efekteve të amnistisë, të cilat zgjerohen në afat deri më 31 janar 2024 , nga 31 nëntor 2023 që ishte parashikuar më herët./O.S

Të fundit

Shpopullimi masiv, habit deputetja e PS: Shqiptarët po ikin për t’u shkolluar

Teksa me qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi gjatë 10 viteve të fundit, duket se në Partinë Socialiste...

Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh Kryesinë e PS për takimet me diasporën

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e Partisë Socialiste, në orën 09:00 të kësaj të hëne. Fokus i mbledhjes do të jetë takimet që...

Moti i keq/ Si paraqitet situata në qarkun Shkodër, disa fshatra pa energji elektrike

Vazhdon moti i keq në qarkun e Shkodrës. Vijojnë erërat e forta. Ndërkohë fshatrat Nj.A. Shale, Shosh, Pult, Velipoje dhe Gur i Zi kane...

Veliaj: Tirana, e vetmja bashki në rajon që ka falas udhëtimin për të moshuarit

Gjatë takimit që zhvilloi këtë fundjavë me familje të Tiranës, që kanë përfituar nga skema e strehimit social të kredisë së butë, kryebashkiaku Erion...

Sigurimi vullnetar, përfitime nëse kryeni pagesat në janar

Të gjithë personat që paguajnë sigurimin vullnetar në muajin janar duke mbuluar periudha kontributive për vitin 2025, do të kenë një zbritje prej 6...

Lajme të tjera

Web TV