“Hakeruam hakerat”/ Lockbit, grupi rus më i rrezikshëm në botë në duart e FBI-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata më e fuqishme në botë në fushën e krimit kibernetik, Lockbit, e cilësuar si një nga bandat më të famshme ruse është shkatërruar gjatë një operacioni të gjerë ndërkombëtar të udhëhequr nga Agjencia Kombëtare Britanike e Krimit (NCA) dhe FBI.

Autoritetet flasin për arrestime, bllokime të mijëra llogarive keqdashëse dhe rikuperimin e shumave të mëdha parash në formën e kuletave të kriptomonedhave. Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar dy shtetas rusë për përdorimin e ransomware Lockbit kundër kompanive në mbarë botën, ndërsa forcat policore polake dhe ukrainase kanë bërë dy arrestime të tjera.

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, FBI dhe Europol njoftuan në Londër çmontimin e bandës së kriminelëve kibernetikë.

aktivitetit të saj ndër vite ajo ka shkaktuar mbi dy mijë viktima (përfshirë Agjencinë e Ardhurave) rreth në botë, duke marrë më shumë se 120 milionë dollarë. Autoritetet britanike dhe amerikane kanë marrë kontrollin e faqeve të përdorura nga Lockbit, të cilat tani përdoren nga autoritetet për të shpërndarë informacione dhe të dhëna në lidhje me anëtarët e vetë grupit.

“Hakeruam hakerat,” u tha gazetarëve Graeme Biggar, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit. “Ne arritëm të merrnim kontrollin e infrastrukturës së tyre, sekuestruam kodin e tyre burimor dhe morëm çelësat që do t’i ndihmojnë viktimat të deshifrojnë sistemet e tyre.” Operacioni, i quajtur “Operacioni Cronos”, u ekzekutua nga një koalicion ndërkombëtar ku përfshihen 10 shtete, shtoi Biggar.

“Së bashku, ne kemi arrestuar, akuzuar ose sanksionuar disa nga autorët dhe kemi fituar akses të plotë dhe të paprecedentë në sistemet Lockbit.” Operacioni rezultoi gjithashtu në ngrirjen e mbi 200 llogarive të kriptomonedhave të lidhura me aktivitetet e paligjshme të bandës dhe bllokimin e 14,000 llogarive.

Lexo edhe :  VIDEO/ Përfshihet nga flakët një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

 

/O.S

Të fundit

Vullkani më i lartë në botë ‘vjell’ çdo ditë $6,000 flori, por është i mbuluar nga akulli

Vullkani më i lartë në botë prej kohësh lëshon çdo ditë pluhur floriri megjithëse i mbuluar nga akulli i...

Një këshille e vyer për beqarët nga Dua Lipa: Është periudhë e bukur që duhet…

Së fundmi ylli i muzikës pop, Dua Lipa ka dhënë një këshillë për beqarët. Këngëtarja doli në kopertinën e “Elle USA” për të promovuar këngën...

Ledjona Xheladinaj në një lidhje të re dashurie? Ish-banorja: Po si mundet që…

A është Ledjona Xheladinaj e dashuruar apo në një lidhje të re dashurie?! E ftuar këtë pasdite në emisionin “S’e luan Topi”, me Eriona Rusin,...

Rrëfehet si rrallëherë Bamir Topi: Të ndryshon jeta, tani e blej bukën vetë…

I ftuar në “S’e luan topi”, ish presidenti Bamir Topi ka përshkruar jetën e tij në kohën kur mbante këtë post dhe periudhën pas. e...

Revoltohen qytetarët spanjollë, dalin në protestë, ja kërkesat e tyre

Dhjetëra mijëra njerëz në Ishujt Kanarie të Spanjës janë mbledhur kundër një modeli të turizmit masiv që sipas tyre po pushton arkipelagun e Atlantikut....

Lajme të tjera

Web TV