TikTok-u nën “lupën”e BE-së: Mbrojtja e të rinjve ka probleme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i BE-së pas X tani po shënjestron edhe platformën TikTok të preferuar nga të rinjtë. A e shkelin kinezët ligjin e BE-së për shërbimet digjitale?

Që nga vera e vitit të kaluar sipërmarrja kineze TikTok dhe të tjera platforma të mëdha në internet duhet të respektojnë ligjin e BE-së për shërbimet digjitale (DSA). Qysh përpara dy muajsh Komisioni i BE-së si autoriteti përgjegjës për mbikqyrjen shprehu dyshime ndaj koncerneve të mëdha të internetit dhe se TikTok nuk i respekton këto norma mjaft rigoroze, krahasuar në nivel ndërkombëtar. Hetimet paraprake kanë nisur ndërkohë dhe TikTok-ut u pozicionua. Por sipas mendimit të Komisionit të BE-së, shpjegimet nga ana e TikTok-ut kanë qenë të pamjaftueshme.

Për këtë arsye komisari përgjegjës për politikën Industriale, Thierry Breton, komunikoi përmes platformës X, se ka nisur zyrtarisht një procedurë kundër TikTok-ut. Nëse autoriteti i BE-së konstaton shkelje, kërcënojnë gjoba të majme. Gjoba mund të arrijë deri në pesë përqind të xhiros ditore të TikTok-ut. Por se sa është aktualisht xhiroja e TikTok-ut nuk dihet, sepse kjo platformë nuk i bën publike shifrat e biznesit të vet.

Por nuk është vetëm TikTok nën lupën e Komisionit të BE-së, ndërkohë që nga dhjetori vazhdon një proces kundër platformës X lidhur me dyshimet për përhapje të informacioneve të rreme dhe përmbajtjeve me bazë urrejtjeje. Po ashtu po zhvillohen hetime paraprake edhe ndaj të tjera platformave në rrjet. Procesi kundër TikTok-ut mund të zgjasë me muaj. Platforma e videove, që sipas të dhënave numëron rreth 142 milionë përdorues në muaj në Europë, mund t’u kundërvihet me proces gjyqësor vendimeve të verifikuesve të BE-së. Në mbarë botën mbi një miliardë njerëz përdorin çdo muaj TikTok-un.Mangësi në mbrojtjen e të rinjve?

Komisari i BE-së, Thierry Breton, akuzon TikTok-un, se nuk respekton mjaftueshëm mbrojtjen e të rinjve. Të rinjtë nën 16 vjeç do të duhet që të mund ta përdorin vetëm me kufizime TikTok-un. Të rinjtë dhe fëmijet nën 13 vjeç duhet të lejohen të përdorin vetëm një version të kufizuar. Verifikimi i moshës është i pamjaftueshëm, sepse TikTok kur hap llogari në të, pyetjen për moshën e bazon tek vetëdeklarimi, pa kërkuar verifikimet përkatëse. Por nuk është vetëm ky një problem specifik i TiTok-ut edhe të tjera medie të koncernit Meta, X apo faqet e pornografisë veprojnë ngjashëm. TikTok-u e pranon në faqen e vet, se kjo është në varësinë e sinqeritetit të përdoruesve.

Tek klientët nën 16 vjeç shërbimi e kufizon kohëzgjatjen e përdorimit ditor në një orë. Por ky kufizim mund të shfuqizohet me vetëm fare pak klikime. Ligji i BE-së për shërbimet digjitale (DAS) ndalon reklamën e personalizuar për njerëzit nën 16 vjeç. Edhe kjo është e vështirë të respektohet kur mungon verifikimi i moshës, mendojnë verifikuesit e Komisionit të BE-së.

Lexo edhe :  Media britanike “Time Out”/ Tirana mes qyteteve më të mira për t’u vizituar në 2025

A kthehet në varësi TikTok-u?

Komisioni i BE-së gjithashtu shpreh shqetësim, se algoritmi i TikTok-ut u imponon përdoruesve një fluks të pafund videosh, duke ndjekur të gjitha preferencat personale të tyre. Kjo “joshje” në aplikacion mund të kthehet në një varësi të pakontrollueshme tek përduruesit e TikTok-ut. TikTok e hedh poshtë këtë, duke thënë, se algoritmi është konform normave të DSA dhe mund të deaktivizohet. Por opcioni i deaktivizimit në menynë e aplikacionit është i fshehur dhe mund të arrihet pas shumë klikimeve. Ky rregullator dhe opsionet që zbulohen me vështirësi janë një problem jo vetëm i TikTok-ut. Studiuesit e medias, që prej vitesh konstatojnë, se TikTok-u, që përdoret intensivisht nga të rinj nën 25 vjeç, ka një potencial të madh për t’u kthyer në ves tek përdoruesit. “Ka mjaft aspekte që japin shkas të besosh, se një dizajnim enkas i TikTok dhe të tjera platformave mund të nxisin varësinë ndaj aplikacionit”, tha në televizionin ZDF eksperti i internetit Julian Jarusch nga fondacioni “Përgjegjësia e re”. “Mbledhja e dëshmive, për të provuar që kjo është ose jo e vërtetë, nuk është detyrë e lehtë për Komisionin e BE-së.”TikTok gëzohet për qartësim

Një zëdhënës i TikTok-ut shpjegoi, se firma, që i përket koncernit kinez Bytedance, do të angazhohet edhe më tej për përmirësimin e mbrojtjes së të rinjve. “Ne do të punojmë edhe më tej me ekspertë dhe me industrinë, për ta konceptuar më të sigurtë TikTok-un. Ne gëzohemi që na jepet rasti tani, të mund t’ia shpjegojmë këtë në detaje Komisionit të BE-së.” Komisioni i BE-së do që krahas mbrojtjes së të rinjve të marrë një listë të të gjithë klientëve të reklamave. Gjithashtu duhet garantuar për studiuesit aksesi tek të dhënat e TikTok-ut, ashtu sikurse është përcaktuar në ligjin për shërbimet digjitale.

Drejtori ekzekutiv i TikTok-ut, Shou Zi Chew, ishte në janar në Bruksel tek komisionerët e BE-së, për t’u shmangur atyre rezervat ndaj platformës së videove të shkurtra. CEO i TikTok-ut që vjen nga Singapori iu përgjigj pyetjeve të detajuara gjatë një intervistimi në senatin e SHBA-së. Deputetët shprehën kryesisht shqetësimin, që TikTok të dhënat e përdoruesve ia pason koncernit amë ose që platforma mund të konsiderohet si një software spiunazhi. Në valën e intervistimeve të ngjashme në vitin 2023 shefi i TikTok-ut pranoi, se ai nuk do t’ua lejonte fëmijëve të tij (atëherë gjashtë dhe tetë vjeç) përdorimin e kësaj platforme. Në Singapor, ku jetojnë fëmijët e tij, nuk ka kufizim moshe për qasjen në platformën që po rritet vrullshëm./O.S

Të fundit

Vijojnë punimet për dy unazat e qytetit të Durrësit/ Rama: Do të zhvillojnë zonën

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale punimet që po zhvillohen në dy unazat e qytetit të Durrësit. Rama...

Moti i keq në vend/ Reshjet e borës bllokojnë rrugët në zonën e Librazhdit

Përkeqësohet situata nga reshjet e dëborës më Librazhd. Në fshatrat Stebleva, Borova, Zabzuni, Klenja dhe Sebishti janë bllokuar rrugës. Po ashtu mungon energjia elektrike pothuaj...

Përvjetori i krijimit të Policisë së Shtetit/ Hoxha: Lufta kundër korrupsionit…

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka deklaruar se në 112-vjetorin e krijimit të policisë së shtetit, 112 përkon me numrin e emergjencave, një numër...

Përplasja me Berishën, Rama i jep Pandeli Majkos drejtimin e fushatës në bastionin blu

Kreu i PS, Edi Rama këtë të hënë e ka nisur me një mbledhje më të gjithë drejtuesit politik, ku në fokus të diskutimit...

Shalsi drejtues politik në Kukës, Rama i beson ministrit Hoxha njësinë numër 1 në Tiranë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të angazhohet në qarkun e Tiranës gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Burime për gazetaren e Report Tv,...

Lajme të tjera

Web TV