Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“Turp që Basha thotë jam PD”, Alizoti: Berisha lider i padiskutueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, tha se vula e PD-së i është dhënë një grupimi që nuk ekziston. Alizoti shtoi se protesta e djeshme ishte tepër e madhe.

“Protesta ishte shumë e madhe, Tirana kishte dalë në shesh. Ta imagjinosh që ata njerëz kanë dalë në shesh dhe kjo PD nuk njihet. Gjithë këta njerëz në shesh nuk njihen. Lideri i PD është Berisha, është lider i padiskutueshëm. Vula i është dhënë një grupimi që nuk ekziston. Berisha është lideri i padiskutueshëm i opozitës. E kanë hetuar, sepse e dinë se është një njeri shumë i rëndësishëm i politikbërjes në Shqipëri. Nuk jam berishist, nuk e dua liderin e fortë, por fakti është që ai është lider. Është kaq i fortë politikisht, sa kur të gjithë mendojnë se ka përfunduar, ai ngrihet sërish. Lideri i ri do kohë që të lindë. Edhe CDU kishte Angela Merkelin dhe pas ikjes së saj, është krijuar një boshllëk i madh. Qytetarët kanë dalë në protestë, sepse kemi qeveri që kujdeset për makijazh. Jeta nuk është reklamë e jashtme, është ekonomi. Jeta në Shqipëri e në Tiranë është bërë e papërballueshme ekonomikisht”, tha Alizoti.

Tomor Alizoti theksoi se është një grup për Lulzim Bashën që thotë se është ai PD-ja. Sipas tij, njerëzit janë me Berishën dhe ndaj edhe gjykata, kur të japë vendimin për vulën, duhet të jetë më racionale.

“Në Shqipëri njerëzit mbijetojnë. Çmimet në vend janë të papërballueshme, janë sikur në vendet e zhvilluara. Opozitës i erdhën pas njerëzit, tashmë gjërat duhet të konkretizohen. Jemi në një vend anormal. Besoj se dhe nesër do vijojë ajo që ka qenë, pra protesta në parlament. Njerëzit po ikin jashtë për t’u ushqyer, kjo tregon se qeveria ka dështuar. Pushteti në Shqipëri është absolut. Unë zotin Basha nuk e shoh në asnjë anë. Është turp që Basha të thotë se unë jam PD. Pas asaj që u pa dje, Lulzim Basha nuk është Partia Demokratike. Basha është jashtë kohës dhe hapësirës. Unë pres që të ketë minimal drejtësi. Gjykata e sheh se kush është PD, kur ka mijëra njerëz në shesh. Gjykata po të jetë serioze, merr vendimin për t’u kthyer në realitet, duhet të kthehet në realitet. Si mund të dalësh me pesë veta dhe të thuash jemi PD. Votuesit janë tek Berisha. Sali Berisha ka aksionet të përcaktojë se kush do të ishte kandidati i denjë për të qenë kryeministër. Po të na marrë edhe ne mendim, nuk do bëjë keq”, u shpreh Alizoti./E.T

Të fundit

Ligji i ri i për hixhabin në Iran shihet si “akt hakmarrës” kundër grave

Dënime të gjata me burg, gjoba të rënda dhe ndalime udhëtimi. Këto janë ndër dënimet, me të cilat përballen gratë...

TikTok humbet apelin në SHBA, rrjeti social do të duhet të shitet ose do të ndalohet

SHBA vazhdon luftën ndaj TikTok. Gjykata Federale e Apelit për Distriktin e Kolumbisë ka mbështetur ligjin që kërkon që rrjeti social të ndërpresë lidhjet...

Si ta kuptoni nëse trupi juaj është plot me toksina

Toksinat janë prezente në çdo gjë që na rrethon, në ajër, ujë madje edhe në ushqimin që hamë. Ato grumbullohen në trup nga ushqimi dhe...

Rihapet katedralja Notre Dame. I pranishëm Donald Trump dhe mbi 100 personalitete

Nga Mentor HOXHA, Paris  Pas më shumë se pesë vitesh restaurimi nga zjarri i madh në vitin 2019 që shkatërroi një pjesë të madhe...

Aksident në Byppass- in e Fierit, humb jetën pasagjeri, përfundon te Trauma shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Byppass- in e Fierit. Një automjet tip “ BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë...

Lajme të tjera

Web TV