Çfarë ndodhi? Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britania ka zgjeruar sanksionet e saj kundër kompanive ruse, individëve dhe entiteteve jashtë Rusisë që dyshohet se po ndihmojnë në shmangien e sanksioneve ekzistuese, tha Qeveria britanike më 22 shkurt.

Në deklaratën lëshuar dy ditë para përvjetorit të dytë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, sekretari i Jashtëm, David Cameron, tha se listës së sanksioneve i janë shtuar mbi 50 individë dhe entitete, teksa shteti i tij po synon të kufizojë dhe dobësojë industrinë ruse të mbrojtjes.

Sanksionet po ashtu shënjestrojnë kompani në Kinë, Turqi, Emirate të Bashkuara Arabe dhe shtete të tjera, të cilat akuzohen se kanë shmangur sanksionet e vendosura më herët.

“Pas dy vjetësh, ne vazhdojmë të jemi të bashkuar në mbështetje për Ukrainën. Presioni ndërkombëtar ekonomik nënkupton që Rusia nuk mund ta financojë më këtë pushtim të paligjshëm. Sanksionet tona po shterojnë burimet e presidentit rus, Vladimir Putin, për financimin e kësaj lufte”, tha Cameron.

Sipas tij, këto sanksione do të pengojnë aftësinë e Putinit për të pajisur ushtrinë e tij me pajisje të teknologjisë së lartë dhe armatime.

Tani, në listën e sanksioneve britanike janë më shumë se 2.000 individë rusë, kompani dhe grupe.

Sanksionet britanike u morën një ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi paketën e re të sanksioneve, ku u përfshin pothuajse 200 entitete dhe individë të akuzuar se po ndihmojnë Moskën që të blejë armë.

Shtetet e Bashkuara do të paraqesin paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë më 23 shkurt lidhur me vdekjen në burg të liderit opozitar, Aleksei Navalny./ REL/kb

Të fundit

Avionët luftarakë “Rafale”, Franca merr vendimin e papritur ndaj Serbisë

Pak ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç zhvillon një takim me homolgun e tij në Francë, Emmanuel Macron...

E vërteta e naftës së Shpiragut

Nga Fatos Çoçoli Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë(shitjet e tyre kanë kapur 18 përqind të totalit...

FOTO/ Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Ledjona bën ndryshimin drastik

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj. Ish-banorja e Big Brother Vip 3, ka ndryshuar ngjyrën e...

“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin...

Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

Nga Mero Baze Ashtu si Albin Kurti në Kosovë, edhe Ilir Meta në Shqipëri mori pozicion të qartë në zgjedhjet që zhvillohen në Republikën e...

Lajme të tjera

Web TV