“Eurovision 2024″/ Kënga e Izraelit mund të ndalohet për shkak të mesazheve politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kënga e Izraelit për Eurovizionin e këtij viti mund të ndalohet për shkak se është “shumë politike”.

Transmetuesi publik i Izraelit thotë se është në bisedime me Unionin Evropian të Transmetuesve për këtë çështje, por nuk ka ndërmend të ndryshojë këngën apo tekstin, edhe nëse kjo i kushton Izraelit vendin e tij në konkursin e këtij viti.

Sipas ynetnews.com, Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU) po shqyrton ndalimin e këngës izraelite “Shiu i tetorit” sepse përmban mesazhe politike, sipas burimeve evropiane të cituara nga faqja e internetit.

Në përgjigjen e saj të parë ndaj raportit të Ynet, EBU tha në një deklaratë: “Aktualisht jemi në proces të shqyrtimit të kujdesshëm të tekstit të këngës, një proces që është konfidencial midis EBU dhe Korporatës Transmetuese Publike deri në vendimin përfundimtar. Të gjithë transmetuesit kanë afat deri më 11 mars për të dorëzuar zyrtarisht këngët e tyre. Nëse një këngë nuk i plotëson kriteret për ndonjë arsye, kompanisë i jepet mundësia të dërgojë një këngë të re ose tekst të ri, sipas rregullave të konkursit“./E.Ç

Të fundit

Këmbësorin e zë korrenti në autostradën Lezhë-Tiranë/ Përcjellësit e energjisë në tokë

Nje person ka mbetur i vdekur pasi ka rënë në kontakt me energjine elektrike pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë. Gazetari i...

“Ambicie të mëdha dhe punë të vogla”/ Të rinjtë kërkojnë jetë luksi në klipet e Noyzit

Duke komentuar mbi një raport mbi indeksin e lumturisë, sociologu Ergy Mërtiri i ftuar në “Open” në News 24, tha se të rinjtë shqiptarët...

Kur do të vijnë emigrantët e parë nga Italia? Ja si përgjigjet Rama

Në një intervistë për një emision televiziv ai thotë se Shqipëria ka bërë pjesën e saj për t’u treguar e gatshme të presë këta...

‘Sufllaqe nga qielli nuk bien më’/ Meta: Kush ka mendim ndryshe le të ngjitet në paralele

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat drejtuese në Tiranë deklaroi se partia ka hyrë në një fazë të...

Spektakël i garantuar në derbin e Londrës, formacionet zyrtare të sfidës Arsenal-Chelsea

Arsenal-Chelsea premtojnë spektakël në ndeshjen e prapambetur nga java e 29-të e Premier League. Derbi i Londrës nis në orën 21:00 në “Emirates Stadium”. Ndërsa jemi...

Lajme të tjera

Web TV