“Një bir ku*ve i çmendur”/ Presidenti Putin reagon ashpër ndaj fyerjeve të Biden

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar në lidhje me deklaratat e homologut të tij, Joe Biden i cili ka shpërthyer ndaj tij me ofendime. Putin i cilësoi si të pasjellshme dhe të vrazhda fyerjet e Biden ndaj tij. Presidenti amerikan e renditi homologun e tij rus ndër kërcënimet ekzistenciale për njerëzimin ndërsa u shpreh se ai është një bir kurve i çmendur.

“Ne kemi një bir kurve të çmendur, si Putin, dhe të tjerë. Dhe ne gjithmonë duhet të shqetësohemi për një konflikt bërthamor. Por kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima….Ai, Trump, po e krahason veten me Navalny dhe thotë se për shkak se vendi ynë është bërë një vend komunist, ai u persekutua, ashtu si u persekutua Navalny. Nga vjen kjo dreqin”, tha Biden, sipas gazetarëve në dhomë.

I pyetur nga një gazetar për të komentuar deklaratat e presidentit amerikan Putin tha shkurt se sjellja e tij ishte e vrazhdë. Megjithatë, ai përsëriti se preferon Joe Biden sesa Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, sepse presidenti aktual demokrat i SHBA-së është më i parashikueshëm në krahasim me paraardhësin e tij republikan. Ai shtoi se është i gatshëm të punojë me këdo që zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara./kb

Të fundit

Avionët luftarakë “Rafale”, Franca merr vendimin e papritur ndaj Serbisë

Pak ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç zhvillon një takim me homolgun e tij në Francë, Emmanuel Macron...

E vërteta e naftës së Shpiragut

Nga Fatos Çoçoli Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë(shitjet e tyre kanë kapur 18 përqind të totalit...

FOTO/ Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Ledjona bën ndryshimin drastik

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj. Ish-banorja e Big Brother Vip 3, ka ndryshuar ngjyrën e...

“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin...

Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

Nga Mero Baze Ashtu si Albin Kurti në Kosovë, edhe Ilir Meta në Shqipëri mori pozicion të qartë në zgjedhjet që zhvillohen në Republikën e...

Lajme të tjera

Web TV