A e vrau vajza të atin? Eksperti i sigurisë ngre dyshime të forta rreth ngjarjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krimi në familje ka tronditur Durrësin. 49-vjecari Pëllumb Meta është gjetur i groposur në oborrin e banesës, 13 ditë pas vrasjes. Autorësinë e ka marrë përsipër e bija, 19-vjeçe studente e vitit të parë në fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

Ajo ka deklaruar se kishte konflikte me te atin pasi donte ta martonte me shkuesi dhe nuk ka shprehur pendese. Policia dyshon se në vrasje ka bashkëpunuar gjithe familja.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa hedh dyshime për krimin. Në studion e emisionit “Perballje” ai thotë se ka shumë enigma se si mundet që një vajzë 19-vjeçare të kryejë një krim të tillë, me veprime mjaft të sofistikuara. Softa thotë se vrasje mund të ketë ndodhur diku tjetër dhe jo pranë banesës.

“Është një krim brenda familjes për faktin se ka një lloj dakordësie për të fshehur ngjajrjen. Kemi deklaratën në datë 13 shkurt  dhe më pas është gjetur makina më datë 17. Më pas kemi përgjimin në telefona që hodhi dyshimin se ka ndodhur brenda ambjentit familjar. Ka shumë enigma brenda deklaratës që është e lumtur që e bëri, që fshehin motivin e vërtetë për t’a vrarë viktimën.

Besoj se grupi hetimor do të ketë disa pista. Nëse makina është e braktisur kush e çoi aty makinën. Si mësoi vajza të qëllojë me pistoletë 4 herë, duhet të njohi armën, të fshehi gëzhojat, të hapi gropën, të largojë viktimën, të hedhi armën e zjarrit.

Ka një dijeni të familjarëve, por çfarë urrejtje mund t’i ketë shtyrë që të eliminojnë kryefamiljarin. Mund të jetë vrarë diku tjetër dhe transferimi i kufomës në një ambjent tjetër për të mos gjetur provën.

Lexo edhe :  "Kemi 40 mijë vota në Tiranë", Tedi Blushi: Ilir Meta, kandidati më i votuar në Shqipëri

Mendoj se kqyrja e antenës, telefonit, gjurmët brenda makinës, kontrolli i banesës. Arma e zjarrit ka qenë e viktimës apo jo? Personi ka qenë roje por nuk mund të shkosh të bësh rojën me armë. Viktima ka qenë i lidhur, kush e ka përdorur litarin,” tha eksperti./  S.M

Të fundit

Mezi po presim qeverinë e re… që të na shpëtojë!

Nga Leonard Veizi U votua! Sovrani foli! U votua me dashuri. U numërua me emocione. Tani nisin akuzat Për fituesit – edhe këtë...

Numërohen gati 20% e votave në Tiranë, ja si ndahen mandatet

Kur janë numëruar gati 20% e votave në Qarkun e Tiranës, parashikimi i ndarjes së mandatave favorizon Partinë Socialiste, që duket se do të...

ZGJEDHJET/ Thellohet diferenca mes PS dhe PD! Garë e fortë për vendin e tretë

Janë numëruar 1318 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet,...

Edhe qarku Durrës ngjyroset rozë/ PS renditet e para me mbi 2000 vota më shumë se PD-ASHM

Në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste kryeson bindshëm nga numërimi i 64kutive të votimit nga 493 në total. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 9,410...

Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, mbi 47% shkojnë për PS-në

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë. Janë numëruar deri tani 977 zarfa...

Lajme të tjera

Web TV