Ashpërsohen masat për ndotësit e mjedisit gjoba nga 13-26 milionë lekë për shkelësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashpërsohen gjobat për të gjitha ato subjekte apo individë që shkaktojnë ndotjen e mjedisit apo hapësirave publike, por fokusi është vënë tek ndotja e ajrit.

Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik me qytetarët ndryshimet në ligj që parashikojnë një rritje me 30% të vlerës së ndëshkimit për shkelësit e ligjit.

Në relacion thuhet se qëllimi i ligjit është ashpërsimi i kundravajtjeve administrative. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit thotë se propozimi për ashpërsimin e masave vjen nga rezultatet e këshillimit kombëtar të qeverisë në vitin 2022.

Në relacion thuhet se ndotjen e ajrit po e vuajnë të gjithë banorët e Shqipërisë, por më së shumti ata të rretheve.

Për këtë arsye të gjitha subjektet që nuk do të marrin masa për kufizimin e ndotjes së ajrit dhe shkelin lejet mjedisore të tipit A dhe B rrezikojnë gjobë nga 13 deri në 26 milionë Lekë.

“Ashpërsimi i masës së gjobës, si një masë me impakt të drejtpërdrejtë në veprimtarinë ekonomike të subjekteve do të ndikojë në ndërgjegjësimin e tyre për të shmangur kryerjen e veprimeve të cilat ndotin mjedisin dhe hapësirat publike”, tha Ministria e Mjedisit dhe Turizmit.

Me ndryshimet në këtë ligj synohet që brenda 2024 të ulet me 40% niveli i ndotjes në zonat urbane duke ndikuar kështu në uljen e rasteve të sëmundjeve të traktit respirator dhe kardiovaskular./   S.M

Të fundit

FOTO/ Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Ledjona bën ndryshimin drastik

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj. Ish-banorja e Big Brother Vip...

“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin...

Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

Nga Mero Baze Ashtu si Albin Kurti në Kosovë, edhe Ilir Meta në Shqipëri mori pozicion të qartë në zgjedhjet që zhvillohen në Republikën e...

A ka pasur lobe shqiptare në Perandorinë Osmane?

NGA HASAN BELLO Për periudhën klasike të shtetit osman (vitet 1300-1600), është e vështirë të nxirren konkluzione të sakta. Kjo për shkak të studimeve të...

Pas dy javësh të nxehta, temperaturat ulen ndjeshëm/ E marta rikthen reshjet e shiut

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i tërheqjes graduale të qarkullimit anticiklonar afrikan me masa ajrore...

Lajme të tjera

Web TV