Rama ndan lajmin e bukur: Shqipëria është destinacioni më i mirë në Evropë për 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një lajm shumë të mirë për të shqiptarët. Barometri i Turizmit i OKB-së ka bërë të ditur se Shqipëria është destinacioni më i mirë në Evropë për vitin 2023. Rama është shprehur shumë i emocionuar dhe krenarë për këtë vlerësim.

Sakaq, ai ka ftuar të gjithë turistët të vijnë dhe të krijojnë kujtime shumë të bukura.

“Hej miq dhe udhëtarë! Barometri i Turizmit i OKB-së sapo ka bërë të ditur se Shqipëria është destinacioni më i mirë në Evropë për vitin 2023! Jemi të emocionuar dhe krenarë që na vlerësojnë peizazhet tona të bukura, kulturën e pasur dhe mikpritjen e ngrohtë. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për aventura në malet tona madhështore, relaksim në plazhet tona të pacenuara ose një udhëtim nëpër rrugët tona historike, Shqipëria ka diçka për të gjithë. Ejani dhe shikoni vetë pse të gjithë po flasin për Shqipërinë. Le të krijojmë kujtime së bashku që do të zgjasin një jetë! Mezi pres t’ju mirëpres të gjithëve”, ka shkruar Rama.

 

S.M

Të fundit

“Ambicie të mëdha dhe punë të vogla”/ Të rinjtë kërkojnë jetë luksi në klipet e Noyzi

Duke komentuar mbi një raport mbi indeksin e lumturisë, sociologu Ergy Mërtiri i ftuar në “Open” në News 24,...

Kur do të vijnë emigrantët e parë nga Italia? Ja si përgjigjet Rama

Në një intervistë për një emision televiziv ai thotë se Shqipëria ka bërë pjesën e saj për t’u treguar e gatshme të presë këta...

‘Sufllaqe nga qielli nuk bien më’/ Meta: Kush ka mendim ndryshe le të ngjitet në paralele

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat drejtuese në Tiranë deklaroi se partia ka hyrë në një fazë të...

Spektakël i garantuar në derbin e Londrës, formacionet zyrtare të sfidës Arsenal-Chelsea

Arsenal-Chelsea premtojnë spektakël në ndeshjen e prapambetur nga java e 29-të e Premier League. Derbi i Londrës nis në orën 21:00 në “Emirates Stadium”. Ndërsa jemi...

Çfarë po ‘kurdis’ Luiz Ejlli? Këngëtari publikon foton dhe paralajmëron surprizën

Këngëtari, Luiz Ejlli dhe reperi, Ledri Vula gjatë ditës së sotme kanë publikuar imazhe së bashku. Sikurse shihet, dyshja ndodhen brenda një studio muzikore. Pas...

Lajme të tjera

Web TV