Vrasja e 50 vjeçarit në Durrës, arrestohet njëri nga djemtë e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestohet djali i madh i familjes Meta për vrasjen e kryefamiljarit në Durrës. Gazetari Leonidha Musaj raportoi më herët se policia kishte gjetur gjurmë gishtërinjsh në qesen me të cilën ishte mbështjellë viktima.

Arma me të cilën është kryer krimi është gjetur dhe është dërguar në laborator. Gazetari thotë se, duke iu referuar burimeve nga policia, se pritet të ketë edhe arrestime të tjera.

Ngjarja tronditëse u zbulua nga policia 10 ditë pasi familja Meta denoncoi humbjen e kontakteve me kryefamiljarin. Gjatë punës për kërkimin e 50 vjeçarit u vu re se asnjë prej familjarëve pavarësisht denoncimit nuk kishte kontaktuar me të në telefon ndërsa makina e tij u gjet e parkuar jo shumë larg fshatit.

Këto detaje nxitën policinë të thellonte hetimet. Gjatë një kontrolli, policia gjeti shumë pranë banesës trupin e 50 vjeçarit mbështjellë me qese dhe batanije. Autorësinë e krimit të rëndë e ka marrë përsipër 19 vjeçarja me pretendimin se i ati donte ta fejonte pa dëshirën e saj me një djalë që jetonte në emigrim./kb

Të fundit

Këmbësorin e zë korrenti në autostradën Lezhë-Tiranë/ Përcjellësit e energjisë në tokë

Nje person ka mbetur i vdekur pasi ka rënë në kontakt me energjine elektrike pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë. Gazetari i...

“Ambicie të mëdha dhe punë të vogla”/ Të rinjtë kërkojnë jetë luksi në klipet e Noyzit

Duke komentuar mbi një raport mbi indeksin e lumturisë, sociologu Ergy Mërtiri i ftuar në “Open” në News 24, tha se të rinjtë shqiptarët...

Kur do të vijnë emigrantët e parë nga Italia? Ja si përgjigjet Rama

Në një intervistë për një emision televiziv ai thotë se Shqipëria ka bërë pjesën e saj për t’u treguar e gatshme të presë këta...

‘Sufllaqe nga qielli nuk bien më’/ Meta: Kush ka mendim ndryshe le të ngjitet në paralele

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat drejtuese në Tiranë deklaroi se partia ka hyrë në një fazë të...

Spektakël i garantuar në derbin e Londrës, formacionet zyrtare të sfidës Arsenal-Chelsea

Arsenal-Chelsea premtojnë spektakël në ndeshjen e prapambetur nga java e 29-të e Premier League. Derbi i Londrës nis në orën 21:00 në “Emirates Stadium”. Ndërsa jemi...

Lajme të tjera

Web TV