Zbardhen porositë e Ballës, çfarë u kërkoi krerëve të Policisë në Korçë dhe Gjirokastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi analizën vjetore në Ersekë duke përfshirë DVP Korçë dhe DVP Gjirokastër.

Burime brenda mbledhjes së analizës bënë me dije se Balla u ndal në disa pika kryesore duke lënë edhe porositë e tij ndaj drejtuesve të policisë.

Ai u ndal në krimet e vjetra të pazbardhura, duke përmendur faktin se janë mbi 40 vrasje në Qarkun e Korçës dhe Gjirokastrës që nuk janë zbuluar, ndërsa ka lënë porosi për t’u hetuar.

Sipas Ballës, krimet e vjetra duhet të rihapen si hetime, kryesisht të vrasjeve, të cilat aktualisht nuk parashkruhen.

Trafiku i armëve dhe kontrabandimi ishte një tjetër pikë që ai u ndal gjatë mbledhjes. Po ashtu, fokusi në trafikun e paligjshëm, duke rikujtuar rastin e punonjësit të policisë, Stiljan Pasho, dhe duke e cilësuar si sëmundje të vjetër që nuk duhet të ndodhë më.

Balla u ndal edhe te pikat kufitare, duke thënë se do të përmirësohen kushtet e doganave, si edhe do të bëhen trajnime të punonjësve në Pikat Kufitare.

Ai ka kërkuar heqjen nga harta si vend kultivimi të kanabisit në zonën e Korçës dhe Gjirokastrës, dhe mos të ketë asnjë rast që policia greke të kapë drogë të shkuar nga Shqipëria.

Porosi tjetër e ministrit Balla në mbledhjen e analizës ka qenë dhuna në familje ku duhen evidentuar të gjitha rastet, si edhe dhuna “online” nëpërmjet aplikacioneve që ka sjellë edhe pasoja të rënda, në humbje jete.

Balla foli edhe për aksidentet rrugore, duke kërkuar nga sektori i qarkullimit të të dyja drejtorive vendore pjesëmarrëse në këtë analizë, që të merren masa dhe numri i aksidenteve sidomos ato me vdekje të jetë i ulët.

Lexo edhe :  Ushqimet e përpunuara shtojnë me 10% rrezikun e vdekjes

Sipas tij, në korrik të këtij viti do të ketë rritje të pagave të punonjësve të policisë, ndërsa në fund të fjalës së tij ka kërkuar që duhet të bëjnë policinë e shtetit të një standardi të lartë, në zbatim të ligjit, që askush të mos i kthejë një gjysmë fjale./e.t

Të fundit

Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës

Nga Ylli Pata Në vigjilje të 25 prillit ja vlen të bëhen realisht bilancet që nuk u bënë kurrë tre...

Intifada e Ilir Metës kundër SPAK

Nga Mero Baze Ka një tërbim të pa frenuar të Ilir Metës kundër kreut të SPAK, Altin Dumani. Përtej fyerjeve personale apo bullizimit të tij,...

Këmbësorin e zë korrenti në autostradën Lezhë-Tiranë/ Përcjellësit e energjisë në tokë

Nje person ka mbetur i vdekur pasi ka rënë në kontakt me energjine elektrike pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë. Mesohet se këmbësori Vladimir Muhja...

“Ambicie të mëdha dhe punë të vogla”/ Të rinjtë kërkojnë jetë luksi në klipet e Noyzit

Duke komentuar mbi një raport mbi indeksin e lumturisë, sociologu Ergy Mërtiri i ftuar në “Open” në News 24, tha se të rinjtë shqiptarët...

Kur do të vijnë emigrantët e parë nga Italia? Ja si përgjigjet Rama

Në një intervistë për një emision televiziv ai thotë se Shqipëria ka bërë pjesën e saj për t’u treguar e gatshme të presë këta...

Lajme të tjera

Web TV