Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

BE me një strukturë të re për të luftuar pastrimin e parave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendra financiare e Gjermanisë, Frankfurti mbi Main, u përzgjodh ndër tetë konkurues të tjerë për vendosjen e selisë së Autoritetit të BE-së kundër Pastrimit të Parasë (AMLA).

Një strukturë e re e Bashkimit Europian e konceptuar për të ndaluar pastrimin e parave dhe skemat për anashkalimin e sanksioneve do ta ketë bazën në Gjermani, në qytetin Frankfurt mbi Main, komunikoi presidenca belge e BE-së të enjten (22.02.2024)

Nëntë qytete konkurruan për vendosjen e selisë së autoritetit të BE-së AMLA (Anti-Money Laundering Authority): Brukseli, Dublini, Frankfurti, Madridi, Parisi, Riga, Roma, Vjena dhe Vilna. Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian ranë dakord, që agjencia të vendoset në qytetin qendër të financave të Gjermanisë, Frankfurt, ku e ka selinë edhe Banka Qendrore Europiane.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha, se ky vendim do ta forcojë edhe më shumë Frankfurtin si një qendër financiare europiane. Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, u përpoq fort që Frankfurti të ishte selia e këtij autoriteti të BE-së, Lindner me mikrofon në dorëMinistri gjerman i Financave, Christian Lindner, u përpoq fort që Frankfurti të ishte selia e këtij autoriteti të BE-së,

 

AMLA do të luftojë aktivitetet ilegale financiare në BE

Agjencia, që do të luftojë pastrimin e parasë dhe terrorizmin financiar, do të ketë një personel prej rreth 400 punonjësish dhe do të nisë nga puna në vitin 2025. Mungesa e një autoriteti të BE-së për të kontrolluar paratë ilegale e nxiti Komisionin e BE-së që të diskutojë në vitin 2021 lidhur me konceptimin e strukturës AMLA, që do të ndihmojë në koordinimin e luftës kundër aktiviteteve ilegale ndërkufitare financiare. AMLA do të ketë kompetenca mbikqyrëse si dhe penalizuese në rastet e shkeljeve serioze ose të përsëritura.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

 

Parlamenti i BE-së i involvuar në procesin e vendimmarrjes

Me votimin nga eurodeputetët të enjten (22.02.2024) ishte hera e parë që Parlamenti i BE-së u involvua në një process për përzgjedhjen e venddodhjes së një agjencie të BE-së. Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, u përpoq fort që Frankfurti të ishte selia e këtij autoriteti të BE-së, vuri në dukje ministria duke nënvizuar, se “jemi të kënaqur që përpjekja jonë rezultoi me sukses.” “Luftimi i krimit financiar është një prioritet kryesor për Gjermaninë dhe BE-në, e kjo do të vihet në jetë përmes AMLA-s në Frankfurt”, shkruajti në platformën X Ministria e Financave.

Të fundit

Pse nuk duhet të pini cigare direkt pas ushqimit?

Pirja e duhanit pas ngrënies është një praktikë e zakonshme ndër duhanpirësit, por ekspertët paralajmërojnë se ajo është jashtëzakonisht...

I drejtohet burgut të Fierit, deputeti Salianji shoqërohet nga eskorta të policisë

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i është drejtuar tashmë ambiente të burgut të Fierit, aty ku do të vuajë dënimin prej një viti...

Berisha: Burgosja e Salianjit nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur

Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë sërish në mbrojtje Ervin Salianjin i cili u burgos ditën e sotme për kallëzim të rremë. Berisha është...

Pas humbjes së bashkëshortes, Agron Llakaj rikthehet sërish në ekran

Pas dhimbjes së humbjes së bashkëshortes së tij Agron Llakaj i është kthyer normalitetit dhe së shpejti do t’i kthehet humorit ku do të...

Stuhia e fortë bën ‘namin’, regjistrohen të paktën 23 viktima (Foto)

Të paktën 23 vdekje të shkaktuara nga stuhia ‘Helene’ janë raportuar në katër shtete të SHBA, kanë thënë autoritetet. 8 persona humbën jetën në Florida....

Lajme të tjera

Web TV