Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Udhëheqësit perëndimorë mblidhen në Kiev në përvjetorin e dytë të luftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan spiun rus A-50, i dyti i tillë në më pak se një muaj

4 liderë perëndimorë mbërritën në Kiev mëngjesin e së shtunës për të treguar solidaritet me Ukrainën në përvjetorin e dytë të agresionit të plotë të Rusisë, i cili ka kushtuar dhjetëra mijëra jetë dhe ka shkatërruar ekonominë e vendit.

Kryeministrat e Italisë, Kanadasë dhe Belgjikës – Giorgia Meloni, Justin Trudeau dhe Alexander De Croo – udhëtuan së bashku  me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një tren natën nga Polonia fqinje.

Prania e tyre është projektuar për të nënvizuar angazhimin e Perëndimit për të ndihmuar Ukrainën, ndërsa përballet me sulme intensive mes furnizimeve të pakta të municioneve. Von der Leyen në platformën e mediave sociale “X” shkruan në Kiev ndodhet për të festuar rezistencën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas dhe BE dhe jo vetëm qëndron fort pranë Ukrainës financiarisht, ushtarakisht dhe moralisht.

Meloni dhe Trudeau pritet të nënshkruajnë pakte sigurie me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy gjatë qëndrimit të tyre të shkurtër, në përputhje me marrëveshjet e rënë dakord së fundmi me Francën dhe Gjermaninë që kapin vlerën e miliarda dollarëve. Megjithatë, 61 miliardë dollarë ndihma e premtuar nga presidenti amerikan Joe Biden po bllokohet nga republikanët në Kongres, duke hedhur një hije mbi shpresat e Kievit për të larguar ushtrinë ruse. Biden do të marrë pjesë në një telefonatë video-konferencë të liderëve të G7, e cila do të kryesohet nga Meloni. Italia mban presidencën e rradhës të G7 dhe organizoi thirrjen, duke thënë se ishte jetike për të sfiduar perceptimet se Perëndimi është lodhur nga konflikti dhe se Rusia po fiton terren.

Duke kërkuar të ruajë fokusin perëndimor në Ukrainë, edhe pse lufta midis Izraelit dhe Hamasit dominon titujt kryesorë, Zelenskiy ka paralajmëruar se Rusia, e udhëhequr nga presidenti Vladimir Putin, mund të mos ndalet në kufijtë e Ukrainës nëse del fitimtare. Shkalla e shkatërrimit në Ukrainë është tronditëse. Një studim i fundit i Bankës Botërore ka bërë të ditur se rindërtimi i ekonomisë së Ukrainës mund të kushtojë rreth 500 miliardë dollarë. Dy milionë njësi banimi janë shkatërruar dhe afro 6 milionë njerëz kanë ikur jashtë vendit.

Lexo edhe :  Vizita në Beograd, a do përpiqet Erdogan të zbusë tensionet mes Serbisë dhe Kosovës?

Për shumë njerëz e ardhmja në Ukrainë mbetet e pasigurtë mes luftimeve intensive dhe kur një paqe duket shumë herë edhe më e largët.

“Unë do të thosha se jetoja më para në një jetë tjetër dhe u zgjova në një jetë mes rrënojave. Thjesht nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë. Lufta shkatërroi shumë jetë dhe ëndrra. Tani thjesht një rrezik i vazhdueshëm.”

“Të thuash që këto dy vite ndryshuan jetën time nuk është asgjë. Unë kam qenë një gazetare që kam shkruar për jetën shoqërore dhe politikën, dhe tani jam bërë një person që mbulon luftën. Tani kaloj dy javë në Kiev dhe më pas dy javë në lindje. I dashuri im po lufton në vijën e parë, familja ime jeton 40 kilometra larg kufirit ruso-ukrainas. Shumica e miqve të mi janë vrarë të tjerë janë duke luftuar. Kjo është e gjitha. Tani çdo ditë e kësaj jete është një luftë.”

Ndërkaq edhe në këtë dy vjetor sulmet vijuan me të njëjtin ritëm. Dronët rusë sulmuan portin ukrainas të Odesës në Detin e Zi për natën e dytë radhazi , duke goditur një ndërtesë banimi, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre . Në total, gjashtë persona vdiqën dhe 12 u plagosën në rajone të ndryshme të Ukrainës gjatë 24 orëve.

Nga ana tjetër forcat ukrainase rrëzuan një aeroplan spiun rus A-50.  Disa blogerë ushtarakë rusë konfirmuan humbjen e avionit. Ky do të ishte avioni i dytë i tillë i rrëzuar nga Ukraina në pak më shumë se një muaj. Humbja e një avioni A-50 është një goditje masive për forcat ruse. Qëllimi i tij është të zbulojë objektivat ajrore në distanca të gjata dhe të koordinojë sulmet ajrore dhe operacionet e mbrojtjes ajrore. Gjithashtu Britania një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Paketa mbulon më shumë se 50 individë dhe subjekte dhe është pjesë e një përpjekjeje të koordinuar perëndimore për të kufizuar ekonominë ruse./O.S

Të fundit

“O legena, që mendoni veç për bukën e gojës” / Ylli Manjani revoltohet me shqiptarët

Ylli Manjani është revoltuar me shqiptarët që s’dalin në protestë. Ai thotë se shqiptarët mendojnë vetëm për bukën e gojës...

Zelensky publikon foto nga takimi me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Kryeministri Edi Rama ndodhej mbrëmjen e djeshme në Kroaci, ku ka marrë pjesë në samitin “Ukrainë-Evropa Juglindore” dhe është takuar dhe me presidentin e...

Rëndësia e ledhatimeve në rritjen e shëndetshme të fëmijëve!

Lindja dhe rritja e një fëmije është e shoqëruar padyshim me dashurinë e prindërve dhe të familjarëve, ku një rol kryesor dhe të rëndësishëm...

Fundi i një epoke/ Rafael Nadal tërhiqet nga tenisi: Është momenti i duhur

Rafael Nadal, tenisti i famshëm, njofton tërheqjen e tij nga ky sport. Në moshën 38-vjeçare, Nadal vendosi të largohet: “Është momenti i duhur. Pas 2...

Erdogan pritet me ceremoni zyrtare në Presidencë, Begaj: Mirë se vjen miku i Shqipërisë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka nisur zyrtarisht vizitën në Tiranë. Kreu i Shtetit turk është pritur me ceremoni zyrtare në Presidencë nga homologu...

Lajme të tjera

Web TV