“Ambasadore e Paqes”, moderatorja Bieta Sulo nderohet me titullin e veçantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një ceremoni me mbi 200 pjesëmarrës, nga Kosova dhe Shqipëria, me ish Presidentët Moisiu dhe Sejdiu, ambasadorë dhe përfaqësues të lartë të të dy vendeve tona, Federata e Paqes Universale nderoi 10 personalitete: 5 nga Shqipëria e 5 nga Kosova, në një aktivitet dedikuar pavarësisë së Kosovës.

Ndër personazhet që morën titullin “Ambasadore e Paqes” ishte edhe moderatorja Bieta Sulo.

Ajo ka reaguar përmes një postimi në Instagram ku shkruan se sa e lumtur ka mbetur nga ky vlerësim.

“Ambasadore e Paqes” Vrapojmë çdo ditë nga një betejë në tjetrën. Në jetën familjare, si edhe atë profesionale. Mes sfidash dhe vështirësishë duhet t’ia dalim, kjo është jeta. Në një konkurrencë të egër për shikueshmëri televizive, për klikime patjetër, në platformat online, të triumfosh dhe në të njëjtën kohë të jesh edhe njerëzor, të respektosh dhe të ruash limite etike. Të transmetosh paqe është “qershia mbi tortën e karrierës”. Ndaj, ky cmim, si “Ambasodre e paqes” me gëzon dhe më bën të ndihem e vlerësuar ???? Faleminderit Federatës së Paqes Universale, posaçërisht Dëfrim Methasanit, @defrimmethasani Kryetar i Këshillit të Paqes, Tiranë dhe përgëzime për organizimin dhe moderimin!”, shkruan Bieta./E.Ç

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo)

Të fundit

Natyra “thyen” luksin, pamjet që u bënë virale nga Dubai i përmbytur (FOTO)

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur pastrimin e rrugëve të përmbytura si pasojë e stuhisë së shiut që përfshiu...

“Luftë SHBA”!/ Ngjela zbërthen skenarin e Metës dhe Kryemadhit pas sulmeve ndaj SPAK

Avokati dhe analisti Spartak Ngjela në një studio televizive dje ka folur lidhur me deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndaj...

Izraeli nis hakmarrjen, sulmon me dronë dhe raketa Iranin

Izraeli, ka lëshuar mëngjesin e së premtes, raketa në një sulm hakmarrës kundër Iranit. Kjo është konfirmuar nga një zyrtar i lartë për televizionin amerikan,...

A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e sotme

Pellgu i Mesdheut tashmë po ndikohet nga një masë ajri e ftohtë, duke sjellë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë. Në vendin tonë moti do...

Lajme të tjera

Web TV