Biden: Sekreti për një martesë të gjatë dhe të lumtur është seksi i mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden thuhet se ka bërë shaka me ndihmësit e tij, se sekreti i një martese të gjatë dhe të lumtur është “seksi i mirë”. Dobësia fizike e presidentit 81-vjeçar ka ngritur pikëpyetje nëse ai është mjaftueshëm i fortë për të shërbyer një mandat të dytë, në fund të të cilit do të jetë 86 vjeç. Megjithatë, sipas një libri të ardhshëm, zoti Biden është mburrur me energjinë që jep në romancën e tij 47-vjeçare me gruan e tij, zonjën e parë Jill Biden.

Sipas Katie Rogers, e cila mbulon Shtëpinë e Bardhë për ‘New York Times’, Biden e ka pushtuar rrethin e tij të ngushtë me këshilla martesore. Jill ka qenë prej kohësh e njohur për rolin kyç në karrierën politike të bashkëshortit të saj. Libri i zonjës Rogers, ‘Gruaja Amerikane’ -Transformimi i Zonjës së Parë Moderne, nga Hillary Clinton në Jill Biden, raporton se zoti Biden i tha një grupi mbështetësish: “Më mirë të jem në shtëpi duke bërë dashuri për gruan time teksa fëmijët e mi janë në gjumë” sesa të kandidoj.

“Joe mund të ketë zhvlerësuar deklaratat e tij publike të dhomës së gjumit, por ai ka bërë shaka me ndihmësit e tij se seksi i mirë është çelësi për një martese të qëndrueshme dhe të lumtur.” shkruan Rogers.

Libri gjithashtu thellohet në ankthin që përjetoi zoti Biden kur gruaja e tij e parë, Neilia, vdiq në një aksident automobilistik në vitin 1972 së bashku me vajzën e tyre Naomi. Ai dhe Jill u martuan në vitin 1977, por u deshën pesë propozime nga zoti Biden që ajo të binte dakord.

“Kam qenë aq i duruar sa ska, por kjo ringjalli irlandezin brenda meje. Ose vendos të martohesh me mua ose kaq. Unë nuk do pyes përsëri,” tha zoti Biden në përpjekjen e tij të fundit, shkruan MsRogers. /O.S

Të fundit

Avionët luftarakë “Rafale”, Franca merr vendimin e papritur ndaj Serbisë

Pak ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç zhvillon një takim me homolgun e tij në Francë, Emmanuel Macron...

E vërteta e naftës së Shpiragut

Nga Fatos Çoçoli Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë(shitjet e tyre kanë kapur 18 përqind të totalit...

FOTO/ Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Ledjona bën ndryshimin drastik

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj. Ish-banorja e Big Brother Vip 3, ka ndryshuar ngjyrën e...

“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin...

Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

Nga Mero Baze Ashtu si Albin Kurti në Kosovë, edhe Ilir Meta në Shqipëri mori pozicion të qartë në zgjedhjet që zhvillohen në Republikën e...

Lajme të tjera

Web TV