Bullizimi dhe gjuha e dhunës në rrjetet sociale, Balla: Po ngrihen struktura të posaçme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili mori pjesë në aktivitetin “Rinia 2030” të mbajtur sot në Tiranë renditi disa prej politikave të ndërmarra sa i takon sigurisë së të rinjve si nënvizoi disa prej problemeve me të cilat përballen të rinjtë sot, bullizimi dhe gjuha fyese në rrjetet sociale.

Teksa theksoi se paketa e sigurisë në shkolla do të kalojë një nivel tjetër në të gjithë qarqet e vendit, Balla tha se gjithashtu po ndërmerren hapa për një qasje të re ligjore kundër shkeljeve digjitale.

“Bashkimi Evropian ka iniciuar dy akte që lidhen me sigurinë digjitale dhe tregjet digjitale dhe na mjaftuan disa episode tragjike të dhimbshme, për sa  i përket rrjeteve sociale, për t’u zgjuar të gjithë dhe për të kërkuar edhe përgjegjësi, edhe pse nuk duhet të harrojmë asnjëherë se çfarë kemi bërë secili prej nesh për ta adresuar dhe më shumë se kaq  për të njoftuar organet ligjzbatuese. Në rrjetet sociale në një pjesë të madhe prej tyre ka sot një gjuhë të papranueshme dhe ka shumë raste, të cilat frymëzojnë dhunën, frymëzojnë përdorimin e lëndëve narkotike, frymëzojnë bullizimin, madje përdoren rrjetet online për një formë të ndryshme të krimeve online”- tha ministri.

Duke u përqendruar në këtë pjesë, Balla tha se policia po mundohet të ngrejë struktura të cilat ende janë në fazë konsolidimi por nënvizoi domosdoshmërinë e denoncimit të rasteve të dhunës në rrjetet sociale.

“Dhe  tek krimet online, Policia e Shtetit është munduar të ngrejë disa struktura të cilat janë natyrshëm në një fazë konsolidimi, por ajo që duhet të bëjmë më mirë është që gjithë shoqëria duhet të paktën të solidarizohet duke i raportuar këto raste dhune, dhe e vërteta është që këto do vijnë gjithmonë dhe më shumë duke u shtuar, flas për dhunën online, në forma nga më të ndryshmet”- shtoi ai.

Lexo edhe :  Ngjela zbulon detajet e bujshme: Ja pse Amerikës i intereson të mbrojë trevat shqiptare

Sa i takon luftës kundër përdorimit të lëndëve narkotike nga nxënësit, ministri tha se Shqipëria do të jetë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar kundër drogës që së shpejti do të institucionalizohet në aleancë me ministrinë e Shtetit për Rininë dhe ministren e Arsimit dhe Sportit.

“SHBA na ka ftuar të bëhemi pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër drogës. E patjetër do të jemi pjesë aty! Po e them sot, në këtë takim të iniciuar nga Ministrja e Shtetit për Rininë, që shumë shpejt, bashkë me Ogertën, do t’ju ftojmë në një takim tjetër pikërisht për ta institucionalizuar këtë lloj aleance, koalicioni, si të doni ta quajmë. E rëndësishme është të rrisim sa më shumë ndërgjegjësimin e gjithkujt përmes kurrikulave arsimore, e gjithçkaje tjetër që droga të dëmton!”- tha ministri mes të tjerash./O.S

 

Të fundit

“Ambicie të mëdha dhe punë të vogla”/ Të rinjtë kërkojnë jetë luksi në klipet e Noyzi

Duke komentuar mbi një raport mbi indeksin e lumturisë, sociologu Ergy Mërtiri i ftuar në “Open” në News 24,...

Kur do të vijnë emigrantët e parë nga Italia? Ja si përgjigjet Rama

Në një intervistë për një emision televiziv ai thotë se Shqipëria ka bërë pjesën e saj për t’u treguar e gatshme të presë këta...

‘Sufllaqe nga qielli nuk bien më’/ Meta: Kush ka mendim ndryshe le të ngjitet në paralele

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat drejtuese në Tiranë deklaroi se partia ka hyrë në një fazë të...

Spektakël i garantuar në derbin e Londrës, formacionet zyrtare të sfidës Arsenal-Chelsea

Arsenal-Chelsea premtojnë spektakël në ndeshjen e prapambetur nga java e 29-të e Premier League. Derbi i Londrës nis në orën 21:00 në “Emirates Stadium”. Ndërsa jemi...

Çfarë po ‘kurdis’ Luiz Ejlli? Këngëtari publikon foton dhe paralajmëron surprizën

Këngëtari, Luiz Ejlli dhe reperi, Ledri Vula gjatë ditës së sotme kanë publikuar imazhe së bashku. Sikurse shihet, dyshja ndodhen brenda një studio muzikore. Pas...

Lajme të tjera

Web TV