Pavarësisht nëse jeni duke udhëtuar përtej oqeanit, një fundjavë larg shtëpisë, një takim pune, një “arratisje” përtej angazhimeve të përditshme, ka një gjë për të cilën shumica e udhëtarëve të botës bien dakord: biletat e avionit janë shtrenjtuar shumë, megjithatë ju mund të tregoheni të zgjuar dhe t’i blini biletat, praktikisht, 2-4 muaj para datës së nisjes dhe të shmangni ditët si e premtja, e shtuna dhe e diela.
Andy Knowles, këshilltar i udhëtimeve luksoze tha për Explore se duhet të kuptoni saktësisht se çfarë i bën fluturimet e shtrenjta, nga ditët që zgjidhni te periudha e vitit.
Çështja që lidhet me çmimet e fluturime nuk ka një përgjigje të vetme, pasi çmimet e biletave vendosen nga kompanitë ajrore sipas kërkesë/ofertës. Por, nëse ju udhëtoni në fundjavë ose zgjidhni një periudhë që është piku i pushimeve, sigurisht që çmimet do të jenë më të larta. Sepse në fundjavë, pra praktikisht mesdita e së premtes, e shtuna dhe e diela janë ditët kur shumë njerëz në botë duan të pushojnë, t’i hipin avionit dhe të shijojnë një përvojë ndryshe.
Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të kurseni para për biletat, por keni edhe më shumë mundësi për të përzgjedhur fluturimin që doni, në orën dhe ditët që ju doni!
Sa i përket rritjes së çmimeve, sipas një raporti të vitit të kaluar, nga të dhënat e Rezervës Federale (FRED), çmimet e fluturimeve u rritën gati 25%, rritja më e madhe që nga viti 1989, Tarifat shtesë për bagazhet, përzgjedhje e sediljeve në avion, me pak fjalë një përpjekje për të marrë çdo qindarkë nga xhepi i atyre që duan t’i hipin avionit dhe të udhëtojnë./E.Ç