Nga banorët e rinj, deri te çiftet e shtëpisë, gazetarja analizon gjithçka mbi “BBV3”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Klotilda Harka ishte e ftuar sot në një emision televiziv për një analizë mbi “Big Brother Vip 3”, banorët dhe situatat e krijuara deri më tani. Cilët banorë po bëjnë një lojë të mirë në Big Brother sipas saj?

Jul Deda dhe Egla Ceno po e bëjnë mirë lojën. Po luajnë brenda shtëpisë, jo me situatat jashtë… Sara deri tani ka luajtur dhe ajo fort. Ajo është e vetmja që ka rrëfyer histori dashurie me persona të ndryshëm. Në këtë aspekt Sara është më mendjehapura. Ka ardhur aty ‘pa doreza’. Por në këtë pikë të lojës duhet të gjëje një alibi aty, sepse tani po e lënë pas Juli dhe Egla.

Gazetarja vijon analizën, duke komentuar historitë personale të banorëve dhe tregon se çfarë impakti kanë ato në lojë.

Secili prej tyre ka sjellë një histori të caktuar. Deri tani duket që është e sinqertë. Por sesa impakt do të ketë në publik një histori e tillë, rrëfimi i historisë personale nuk ka impaktin që ka pasur dikur. Personazheve u duhen alibi të tjera.

Ndër të tjera, Klotilda komenton raportin Ilnisa-Meriton.

Mendoj që Ilnisa nuk po gjykohet për këtë. Ka sjellë një model ndryshe që shumë njerëz në Tiranë e bëjnë, por ajo po e bën para kamerave. Problemi është që kjo lidhja që po krijon ajo të jetë aq e bukur në sytë e publikut që njerëzit do duan të bëjnë si ajo.

Klotilda gjithashtu komenton tre banorët më të rinj të “BBV3”.

Julia është një personazh që ka qenë simpatik. Por kam përshtypjen që s’do dijë ta bëjë lojën. Nuk mendoj që do jetë ai personazhi që ajo pretendon të jetë. Personazhet e rinj duhet të hyjnë me një strategji të caktuar. Sara do prishë punë diku, ‘do trazojë ujërat’. Edhe te Sara kam dyshime. Silvi ka hyrë për të konkurruar Meritonin ose Romeon. Por nuk është ndonjë lojë e re./e.t

Të fundit

Avionët luftarakë “Rafale”, Franca merr vendimin e papritur ndaj Serbisë

Pak ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç zhvillon një takim me homolgun e tij në Francë, Emmanuel Macron...

E vërteta e naftës së Shpiragut

Nga Fatos Çoçoli Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë(shitjet e tyre kanë kapur 18 përqind të totalit...

FOTO/ Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Ledjona bën ndryshimin drastik

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj. Ish-banorja e Big Brother Vip 3, ka ndryshuar ngjyrën e...

“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin...

Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

Nga Mero Baze Ashtu si Albin Kurti në Kosovë, edhe Ilir Meta në Shqipëri mori pozicion të qartë në zgjedhjet që zhvillohen në Republikën e...

Lajme të tjera

Web TV