Nga prezantuesi e deri te pjesëmarrësit: Ja ç’dihet deri tani për çmimet Oscar 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ceremonia e 96-të e çmimeve Oscar do të zhvillohet më 10 mars. Çmimet Oscar do të prezantohen sërish nga Jimmy Kimmel dhe në skenën e madhe do të ngjiten për të prezantuar fituesit edhe emra të njohur të kinemasë dhe fitues të tjerë të çmimimeve Oscar në kategori të ndryshme.

Mahershala Ali, Brendan Fraser, Matthew McConaughey, Ke Huy Quan, and Michelle Yeoh, as well as Hollywood legends like Nicolas Cage, Jamie Lee Curtis, Jessica Lange, Al Pacino, Michelle Pfeiffer, dhe yje tw tjerw si Sam Rockwell, Lupita Nyong’o dhe Zendaya do t’u japin trofetë kolegëve të tyre.

Jimmy Kimmel ka publikuar edhe promo-n e ceremonisë, e cila është trajtuar me tematikën e “Barbie”, duke bërë shaka me të gjithë dramën që nisi për faktin se Margot Robbie (në rolin e Barbie) nuk u nominua për çmimin “Aktorja më e mirë” dhe as Greta Gerwig për çmimin “Regjisorja më e mirë”.

Në promo, Kimmel shkon në “Oscarland”, së bashku dhe takon “Weird Barbie” (Kate McKinnon), e cila e prezanton me gjithë filmat që janë nominuar në kategorinë “Filmi më i mirë”. Gjithashtu, sapo mbërrin në Los Angeles, Kimmel përballet me America Ferrera, e cila njëjtë si një film, i bën një monolog. Sigurisht, në video shfaqet edhe Ken (Ryan Gosling).

Meqë ra fjala te Ryan, shumë burime thanë për ET se ai do të performojë këngën “I’m Just Ken” në ceremoninë e çmimeve Oscar, megjithëse është e paqartë nëse në skenë do të ngjiten apo jo dhe Mark Ronson dhe Andrew Wyatt, të cilët shkruan këngën.

Me pak fjalë, mbetet një mbrëmje plot surpriza./E.Ç

Të fundit

Avionët luftarakë “Rafale”, Franca merr vendimin e papritur ndaj Serbisë

Pak ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç zhvillon një takim me homolgun e tij në Francë, Emmanuel Macron...

E vërteta e naftës së Shpiragut

Nga Fatos Çoçoli Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë(shitjet e tyre kanë kapur 18 përqind të totalit...

FOTO/ Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Ledjona bën ndryshimin drastik

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj. Ish-banorja e Big Brother Vip 3, ka ndryshuar ngjyrën e...

“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin...

Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

Nga Mero Baze Ashtu si Albin Kurti në Kosovë, edhe Ilir Meta në Shqipëri mori pozicion të qartë në zgjedhjet që zhvillohen në Republikën e...

Lajme të tjera

Web TV