test

Nesër, Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës, zbardhet axhenda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 29 Shkurt, do të zhvillohet në Tiranë Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ky samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.

Në samit do të jetë i pranishëm Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore.

-Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.

-Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.

-Përshpejtimi i reformave themelore

-Rritja e ndihmës financiare

BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.

Kryeministria ka bërë ndër të tjera edhe axhendën e këtij samiti që pritet të nisë rreth orës 09:45, ku do të mbajnë fjalimet hapëse kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Varhelyi.

Rreth një orë më vonë pritet të mbyllen punimet ku do të kryhet fotoja familjare. Në orën 12:00 është parashikuar firmosja e marrëveshjes, ndërsa në orën 12:30 do të ketë një konferencë për shtyp/O.S

Të fundit

Nga sot, temperatura përvëluese: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Jemi në muajin Qershor dhe temperaturat në Shqipëri dhe në shumë vende të botës kanë shënuar rritje ekstreme. Me...

Ndodh sërish! Studentët në provim, teza e Matematikës publikohet në rrjet

Rreth 28 mijë maturantë i’u nënshtruan sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore, ku po testohen për Matematikën Teza e provimit të Matematikës është publikuar...

A do ta ndalojë SHBA përdorimin e Tik Tok? Çfarë pritet të ndodhë në Shtator

Një Gjykatë Apeli në SHBA do të dëgjojë argumentet e të dyja palëve për sa i përket çështjes së ngritur për ndalimin e aplikacionit Tik...

Dieta e verës: Si të kthehemi në formë shpejt

Dëgjojmë shpesh për dietën verore për të humbur peshë dhe për të përballuar më mirë “provën” e rrobave të banjës. Edhe pse nuk ka...

Luiz Ejlli në hetim nga SPAK? Dyshohet se këngëtari kërcënoi zyrtarët e IKMT

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Luiz Ejlli ka përfunduar në duart e SPAK-ut. Ejlli është kallëzuar se ka ndërhyrë në mënyrë...

Lajme të tjera

Web TV