Kryeministri Edi Rama deklaroi se kombi shqiptar mbështet Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky pas përfundimit të Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore, Rama u shpreh se është i nderuar të mirëpresë një udhëheqës të rezistencës.
Rama shtoi se Shqiupëria do e mbështesë Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme dhe të ketë një paqe që zgjat.
“Është një moment shumë i veçantë për ne këtu në Shqipëri, sepse nuk jemi vetëm të privilegjuar të mirëpresim kreun eshtetit, por edhe jemi të nderuar të mikëpresim një udhëheqës të rezistencës, i cilli në fakt nuk ka vetëm të bëjë me qëndresën kundër një agresioni brutal, por qëndron për demokracinë kundër ëndrrës neoimperialiste që kërkojnë të ndëertojnë. I nderuar mik, jam shumë i kënaqur që sot parëm mundësinë të theksojmë qëndrimin tonë jo vetëm si një vend si Shqipëria, por si një bashkësi vendesh e kombesh që ndajnë të njëjtin qëndrim, që qëndrojnë me Ukrainën, për integritetin e vet territorial, për demorkacinë e saj.
Jam mjaft krenar të them se nuk është vetëm qeveria, parlamenti, institucionet, por para se gjithash, është i gjithë kombi, populli i vendit tonë që qëndron krah Ukrainës dhe e mbështet Ukrainën, në mënyrë të palëkundur. Do ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme dhe sa të ndodhë një paqe që zgjat”, theksoi ai./kb