Samiti i Ukrainës në Tiranë/ Erdogan: Gati të rikthejmë palët në tryezën e bisedimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë. Në një videomesazh presidenti turk deklaroi se është gati që rtë rikthejë palëtr në tryezën e negociatave, ashtu siç kanë bërë edhe më herët.

“Jemi gati të rikthejmë palët në tryezën e negociatave, ashtu siç e bëmë në fillim të luftës në Stamboll. Dua të përshëndes pjesëmarrësit në këtë samit, në mënyrë të veçantë mikun tim, Kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë ata që kanë kontributin e tyre në organizimin e këtij samiti. “, u shpreh ai.

Erdogan rikonfirmoi mbështetjen për sigurinë dhe sovranitetin territorital të shtetit ukrainas teksa ka premtuar se Turqia do të kontribuojë në ndërtimin e Ukrainës.

“Turqia mbështet Pavarësinë e Ukrainës, sigurinë dhe sovranitetin territorial. Ne po bëjmë gjithçka të mundur që të mbrojmë të drejtat e tatarëve të Krimesë. Ne do të marrim pjesë dhe kontribuojmë për ndërtimin e shpejtë të Ukrainës. Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet tona, ndonëse asnjëherë nuk është mjaftueshëm për të vendosur paqen. Unë vijoj që të ruaj vizionin tim për të pasur një paqe të gjatë për t’i zgjidhur gjërat me diplomaci dhe t’i japim një shans dialogut. Ne duhet të përdorim të gjitha kanalet diplomatike për të arritur qëllimet tona. Unë besoj në përpjekjet tona të përbashkëta për të caktuar një kornizë të përgjithshme të paqes. Në parim, ne mbështesim planin me 10 pika të paqes të Presidentit Zelensky. Ne gjithashtu, kemi qenë mbështetës të planit të tij për të garantuar sigurinë ushqimore. Që Plani i Paqes të ketë sukses, ai duhet të përfshijë të gjitha palët. Nisma e grurit e Detit të Zi, e cila është themeluar me përpjekjet tona të përbashkëta, duhet të jetë në axhëndë. Duhet të ketë përpjekje të përbashkëta për të garantuar lundrimin në Detin e Zi. Ne mbetemi në kontakt me palët në Detin e Zi dhe do të punojmë për vendosjen e sigurisë.”, shtoi ai./kb

Të fundit

VIDEO/ Inter “ngec” në barazim ndaj Cagliarit, shtyhet festa e titullit për zikaltërit

Cagliari ndal Interin në “San Siro” në një barazim 2-2 dhe i detyron zikaltrit ta fitojnë derbin e javës...

Avionët luftarakë “Rafale”, Franca merr vendimin e papritur ndaj Serbisë

Pak ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç zhvillon një takim me homolgun e tij në Francë, Emmanuel Macron ku diskutuan në lidhje me...

E vërteta e naftës së Shpiragut

Nga Fatos Çoçoli Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë(shitjet e tyre kanë kapur 18 përqind të totalit...

FOTO/ Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Ledjona bën ndryshimin drastik

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj. Ish-banorja e Big Brother Vip 3, ka ndryshuar ngjyrën e...

“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin...

Lajme të tjera

Web TV