Berisha: Fondi prej 6 miliardë eurosh është “mollë e ndaluar “ për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjashtë miliardë euro, ky është fondi që Bashkimi Evropian ka planifikuar të ndajë për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë për periudhën 2024-2027, për ta përshpejtuar integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Ndër synimet kryesore të të ashtuquajturit “Plan i Rritjes për Ballkanin Perëndimor” është që të forcohet një treg i përbashkët rajonal, i integruar gradualisht me atë të BE-së.

Sali Berisha në fjalimin e përditshëm për demokratët, ka komentuar Samitin e mbajtur sot në Tiranë. Ai e ka vlerësuar fondin prej 6 mld eurosh dhe thotë se meriton mirënjohje.

Berisha: Sot ishte takimi i dytë i vendeve të Ballkanit Perëndimor për rritjen ekonomike të rajonit. Komisionari i zgjerimit Varhelyi njoftoi se janë vendosur në dispozicion të gjashtë vendeve, 6 miliard euro. Njoftoi një vendim tjetër historik, se BE ka vendosur që këto vende t’i trajtojë në rrafshin e ndihmës financiare, njësoj si vendet anëtare gjer në vitin 2027. Kjo miq meriton një mirënjohje të pakufishme.

Berisha akuzon kreun e qeverisë Edi Rama për vjedhje dhe thotë se për këtë arsye fondi prej 6 mlnd eurosh është “mollë e ndaluar “ për Shqipërinë.

Berisha: Por tjetër është takimi, tjetër është realiteti. Çfarë janë këto fondet për Shqipërinë? Ato janë mollë e ndaluar dhe kjo jo se BE nuk e ka me zemër dhënien e tyre. Jo, jo. BE me dëshirë do që ato fonde t’ia japë kombeve të këtij rajoni. Por prapë, ato janë mollë e ndaluar për shqiptarët. Rikthehemi pak 7 vite më parë, rikujtojmë pak se në samitet e Procesit të Berlinit, vetë kancelaria gjermane informoi se BE ka përcaktuar 12 miliardë euro fonde për Ballkanin Perëndimor.

Lexo edhe :  "Na duhen gra si Thatcher, jo skemaxhie dhe xheloze"/ Plas keq në familjen Meta-Kryemadhi

Sa mori Shqipëria? Ato ishin mollë e ndaluar për Shqipërinë. Sepse Edi Rama nuk ka asnjë interes qytetar, nuk ka asnjë interes kombëtar, ka vetëm interes pushtetin e tij, karrigen e tij, pasurimin e tij, vjedhjet e tij. Dhe në këtë mënyrë, në qoftë se të tjerët nga këto fonde të mëparshme po ndërtojnë autostrada, Shqipëria edhe ato që i mori, e detyrojnë t’i kthejë sepse vodhi fondet e IPARD-it. Brukseli i dha për fermerët, Edi Rama i vodhi me qeveritarë e tij. Po miq, këto fonde me Edi Ramën janë mollë e ndaluar dhe kjo është përgjegjësia jonë./e.t

 

Të fundit

Intifada e Ilir Metës kundër SPAK

Nga Mero Baze Ka një tërbim të pa frenuar të Ilir Metës kundër kreut të SPAK, Altin Dumani. Përtej fyerjeve...

Këmbësorin e zë korrenti në autostradën Lezhë-Tiranë/ Përcjellësit e energjisë në tokë

Nje person ka mbetur i vdekur pasi ka rënë në kontakt me energjine elektrike pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë. Mesohet se këmbësori Vladimir Muhja...

“Ambicie të mëdha dhe punë të vogla”/ Të rinjtë kërkojnë jetë luksi në klipet e Noyzit

Duke komentuar mbi një raport mbi indeksin e lumturisë, sociologu Ergy Mërtiri i ftuar në “Open” në News 24, tha se të rinjtë shqiptarët...

Kur do të vijnë emigrantët e parë nga Italia? Ja si përgjigjet Rama

Në një intervistë për një emision televiziv ai thotë se Shqipëria ka bërë pjesën e saj për t’u treguar e gatshme të presë këta...

‘Sufllaqe nga qielli nuk bien më’/ Meta: Kush ka mendim ndryshe le të ngjitet në paralele

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat drejtuese në Tiranë deklaroi se partia ka hyrë në një fazë të...

Lajme të tjera

Web TV