Samiti për Ukrainën/ Nënshkruhet deklarata, Vuçiç ikën nga konferenca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Tiranë është firmosur deklarata e përbashkët për mbështetjen e Ukrainës nga të gjithë liderët pjesëmarrës, ku nuk ka munguar as firma e Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit pasi ka firmosur është larguar nga salla. Ata shprehen njëzëri se janë të bindur se lufta në shkallë të plotë të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ka treguar nevojën kritike dhe rëndësinë thelbësore të një Evrope të bashkuar dhe të fortë

 

Liderët pjesëmarrës në samitin e mbajtur në Tiranë në mbështetje të Ukrainës kanë dalë në një deklaratë të përbashkët ku dënojnë agresionin rus duke e cilësuar atë si krim ndaj Ukrainës. Në deklaratën e përbashkët liderët shprehen se agresioni ushtarak i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane dhe paqen ndërkombëtare. Në këtë marrëveshje nuk mungoi as nënshkrimi i Presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili u largua menjëherë kur filloi konferenca për shtyp.

Po ashtu ata shprehen njëzëri se janë të bindur se lufta në shkallë të plotë të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ka treguar nevojën kritike dhe rëndësinë thelbësore të një Evrope të bashkuar dhe të fortë, e aftë për t’u përballur me sfidat globale për paqen dhe prosperitetin e popujve tanë.

Theksuam se na bashkojnë vlerat e përbashkëta evropiane dhe vizioni i zhvillimit të tyre të mëtejshëm brenda një Evrope të bashkuar. “Ne i bëjmë thirrje të gjithë komunitetit ndërkombëtar që të rrisë fuqishëm mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj të vazhdueshme për liri, pavarësi dhe integritet territorial. Ne dënojmë me forcë synimet e Federatës Ruse për të mbajtur zgjedhje presidenciale në territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës, gjë që paraqet një shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare.

Theksojmë natyrën e paligjshme të zgjedhjeve të ardhshme në Republikën Autonome të Krimesë dhe qytetin e Sevastopolit dhe në territoret e pushtuara nga Rusia të rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhya dhe Kherson të Ukrainës. Gjatë diskutimeve të sotme në Tiranë, ne rikonfirmuam solidaritetin tonë me Ukrainën dhe popullin e saj në mbrojtjen e tyre heroike të lirisë së tyre dhe vlerave tona të përbashkëta dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të marrë pjesë në zbatimin e Formulës së Paqes të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, e cila është në përputhje. me Qëllimet dhe Parimet e Kartës së OKB-së dhe të marrë pjesë në Samitin inaugurues të Paqes, duke siguruar pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme ndërkombëtare në këtë proces”, thuhet në deklaratë.

Mbajtja e samitit

Lexo edhe :  Basha akuza Berishës: Sulme dhe presione ndaj SPAK për interesa të pista politike

Samiti “Ukrainë – Europa Juglindore” i mbajtur me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama solli për herë të parë në Tiranë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Samiti u mbajt në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe pjesë e tij ishte edhe Alex Soros, djali i miliarderit George Soros. Pas fjalës hapëse të dy bashkëorganizatorëve samiti vijoi me dyer të mbyllura. Pati dhe përshëndetje nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili nëpërmjet një videomesazhi tha se është gati që të rikthejë palët në tryezën e diskutimeve dhe konfirmoi mbështetjen për planin e paqes me 10 pika të Zelenskyt. Në fund të samitit, presidenti serb Vuçiç deklaroi se ishte pranuar kërkesa e tij për ndryshimin e tekstit të deklaratës, ku flitet për sanksione ndaj Rusisë. “Nuk përmenden sanksione, nuk përmendet ndikimi keqdashës rus. Nuk është e lehtë për Ukrainën sot, dhe ne nuk kemi asgjë për të fajësuar për Ukrainën”, tha Vuçiç. Pas samitit, në konferencën e përbashkët për median Zelensky paralajmëroi shtetet e Ballkanit Perëndimor se Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën. Vizita e Presidentit Zelensky në Tiranë nisi me një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku dhe u firmos traktati  i Miqësisë dhe Bashkëpunimit. Pas takimit, Zelensky shkroi se kanë folur për prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta.

Vuçiç firmos marrëveshjen për Ukrainën

“Pjesëmarrësit ranë dakord që ta heqin pjesën për sanksionet dhe ndikimin keqdashës të Rusisë… Jemi informuar se kjo është pranuar. Nuk ka sanksione, nuk flitet për sanksione dhe nuk përmendet ndikimi keqdashës rus”. Kështu është shprehur presidenti serb Aleksandër Vuçiç në samitin që u mbajt për Ukrainën. Duke folur për gazetarët pas samitit, ai tha se nuk ishte e drejtë kërkesa e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që të mos hiqen këto pika. “… sepse u thashë, nëse këtë e përjeton kështu një numër i madh prej jush, atëherë le t’i përfshijmë edhe disa që ne konsiderojmë se kanë ndikim keqdashës… dhe pastaj i kanë hequr”, tha Vuçiç. “U thashë se, pavarësisht dëshirës për të ruajtur ligjin ndërkombëtar dhe miqtë ukrainas, ne nuk mund ta pranojmë këtë”, shtoi presidenti serb. Serbia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës që ka nisur në shkurt të vitit 2022. Beogradi zyrtar ka mbështetur vetëm disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara, që kanë kundërshtuar pushtimin rus.

Të fundit

Kërkesa të shumta nga të huajt për apartamente ditore/ A i rriti turizmi qiratë?

Çmimet e apartamenteve me qira kanë regjistruar rritje të konsiderueshme, sidomos gjatë vitit të kaluar. Referuar Indeksit të Çmimeve të...

Si të shmangësh shpërqëndrimet dhe të kryesh gjithë detyrat e ditës në kohë rekord

Sa herë të ka ndodhur të mbetesh mbrapa me punët e tua e t’i shtysh për kushedi sa ditë, vetëm se je shpërqëndruar? Psikologët...

A kanë bërë s*ks në ‘BBV3’? Ilnisa zbulon të vërtetën

Ilnisa Agolli, e cila është eliminuar prej lojës së ‘BBV3’, krijoi një romancë dashurie brenda shtëpisë me Meriton Mjekiqin, i cili është ende pjesë...

Sali Berisha është Sali Berisha

Nga; Agron Gjekmarkaj Tani pas fjalimit poetiko panegjerik shtrëngohem t’i jap një përgjigje ! Partia nga vjen Petrua është parti europiane se u themelua me 8...

Aksident i rëndë në Tiranë/ “Golfi” godet urbanin e Kamzës, zbardhen detajet e para

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Tiranë. Një automjet tip “Golf“ ka goditur në pjesën e pasme urbanin e linëjs së...

Lajme të tjera

Web TV