Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Nga Kina tek vendet e rajonit, vrasja e 112 palestinezëve në Gaza nxit reagime të ashpra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e të paktën 112 palestinezëve që po kërkonin ndihma humanitare në qytetin e Gazës nxiti reagime të shumta ndërkombëtare, një ditë pasi dëshmitarët dhe zyrtarët shëndetësorë në Gazë thanë se vrasjet ishin shkaktuar nga sulmi i forcave izraelite. Izraeli e kundërshton këtë version të ngjarjes.

Shtëpia e Bardhë e quajti incidentin në Gazë “jashtëzakonisht alarmues” ndërkohë që atë e dënuan edhe udhëheqës të lartë evropianë dhe botërorë, të cilët kërkuan hetime të plota të ngjarjes.

Zyrtarët shëndetësorë në Gazë dhe dëshmitarët thanë se trupat izraelite hapën zjarr, ndërkohë që njerëzit po merrnin nga kamionët thasë me miell dhe ushqime të tjera.

Gjatë javëve të fundit në Gazë ka hyrë vetëm një sasi e vogël ndihmash humanitare dhe uria ka kapluar enklavën.

Në një video të postuar në platformën sociale X, zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se trupat izraelite hapën zjarr paralajmërues në ajër për të shpërndarë turmën.

“Në orën 4.45 të mëngjesit, një turmë i zuri pritë një autokolone me kamionë duke e detyruar të ndalet. Siç mund të shihni në këtë xhirim, tanket që ishin aty për t’i ofruar siguri autokolonës, shohin njerëz që po shtypen nga turma dhe me kujdes provuan të shpërndanin turmën me disa të shtëna paralajmëruese.

Kur qindra njerëz u shndërruan në mijëra dhe gjërat dolën jashtë kontrollit, komandanti i njësitit vendosi të tërhiqej në përpjekje për të shmangur dëmtimin e mijëra banorëve të Gazës që ishin aty”, deklaroi zëdhënësi i Ushtrisë Izraelite Daniel Hagari.

“Dua të theksoj se ushtria izraelite nuk ka sulmuar autokolonën e ndihmave. Përkundrazi, ushtria izraelite po kryente një operacion humanitar. Prandaj ishim aty ngaqë lufta jonë është kundër Hamasit, jo kundër popullit të Gazës.”

Por i dërguari palestinez në OKB, Riyad Mansour e quajti incidentin një “masakër mizore”.

“Sipas informacioneve tona, dhjetra prej tyre kishin plumba në kokë,” tha ai duke iu referuar njerëzve në vendin e ngjarjes.

“Nuk bëhet fjalë për të shtëna në ajër për të frenuar njerëzit për shkak të një situate konfuzioni dhe kaosi. Ishte një vrasje e qëllimshme.”

Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë e quajti ngjarjen “jashtëzakonisht alarmuese dhe tejet shqetësuese” dhe kërkoi një hetim të plotë të saj.

Lexo edhe :  Vizita në Beograd, a do përpiqet Erdogan të zbusë tensionet mes Serbisë dhe Kosovës?

Presidenti Joe Biden bisedoi të enjten me presidentin e Egjiptit dhe emirin e Katarit dhe tha se ngjarjet në Gazë do të ndikojnë në përpjekjet ndërkombëtare për të arritur një marrëveshje për ndërprerjen e përkohshme të luftimeve dhe lirimin e pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi.

Në Pentagon, zëdhënësi Pat Ryder tha se dhuna vdekjeprurëse në Gazë gjatë shpërndarjes së ndihmave ishte alarmuese.

“Raportet janë alarmuese. Kjo situatë tregon natyrën tragjike të këtij konflikti. Jemi shumë të pikëlluar për humbjen e jetëve të pafajshme. Një numër shumë i lartë civilësh janë vrarë në operacionet ushtarake të Izraelit dhe ne vazhdojmë të përsërisim se civilët duhet mbrojtur,” deklaroi zoti Ryder.

Numri i të vrarëve gjatë luftës ndërmjet Izraelit dhe Gazës, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gazën e qeverisur nga Hamasi, tashmë ka shkuar mbi 30 mijë.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron shprehu zemërimin për sulmin në një postim në X, duke bërë thirrje për të vërtetën, drejtësinë dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Drejtuesja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen tha se ishte “shqetësuar tej mase nga pamjet nga Gaza” dhe kërkoi hetim të plotë të ngjarjes.

Në Nju Jork, Këshilli i Sigurimit të OKB-së u takua me dyer të mbyllura të enjten në mbrëmje me kërkesë të Algjerisë.

“Sekretari i Përgjithshëm është i tmerruar nga numri tragjik i të vdekurve në konfliktin e Gazës… Ai dënon incidentin në Gazë gjatë të cilit besohet se janë vrarë ose lënduar mbi njëqind njerëz ndërkohë që po mundoheshin të siguronin ndihmat për t’iu shpëtuar jetën.

Civilëve të dëshpëruar në Gazë ju duhet ndihmë urgjente, përfshirë atyre në Gazën veriore, ku Kombet e Bashkuara nuk kanë arritur të dërgojnë ndihma për më shumë se një javë,” deklaroi zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric. Irani, Kina dhe Liga e Shteteve Arabe po ashtu dënuan sulmin./O.S

Të fundit

Barazim dhe gola në sfidën mes Italisë dhe Belgjikës, Pellegrini “kryqëzon” Azzurrit

Barazim spektakolar 2-2 mes Italisë dhe Belgjikës. Axurrët e nisën frikshëm ndeshjen duke shënuar dy herë me Cambiasso dhe...

Nga “dhimbja” në “ekstazë”, Greqia shokon Anglinë në minutën e fundit të sfidës

Nations League zbriti në fushë këtë mesjavë, teksa nuk munguan rezultatet interesante. Pak buzëqeshje për Greqinë, pas ndarjes tragjike nga jeta të lojtarit George...

Gara presidenciale në SHBA/ Republikanët dhe demokratët, masa paraprake për të shmangur…

Në ditën e zgjedhjeve të vitit 2020 në Detroit të Miçiganit, mbështetësit e republikanit Donald Trump, të nxitur nga pretendimet e tij të pabaza...

Humbi jetën në aksin Lushnjë-Berat, kush është i riu që u bllokua në autobot

I riu në foto është Petro Piti, i cili humbi jetën mbrëmjen e sotme, pas një aksidenti të rëndë në aksin Lushnjë-Berat. Autoboti i ngarkuar...

Kryeministri Rama shkon në Hungari, takim me Viktor Orban

Paraditja e së premtes do ta gjej kryeministrin Edi Rama në një vizitë zyrtare në Hungari. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se kryeministri...

Lajme të tjera

Web TV