Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Pse erdhi Zelensky në Tiranë?Majko analizon samitin për Ukrainën:Lëvizje në kohën e duhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

-Si e vlerësoni ju Samitin për Ukrainën që u mbajt për herë të parë në kryeqytetin shqiptar? A mendoni se Shqipëria po ndërmerr rrisqe me një Samit të tillë  e sidomos me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëprodhimit të armëve për Ukrainën?

Pandeli Majko: Nuk mendoj se pyetja do të ishte me karakterin e një lloj frike. Në rastin konkret, nuk mendoj se Shqipëria ka marr një risk personal, mendoj se vendimmarrjen e saj për realizimin e Samitit e ka bërë së bashku me partnerët strategjikë. Mendoj që Samiti në pjesën e vetë të padukshme kishte një lëvizje të fortë gjeopolitike për të krijuar një veçanti nga vendet e tjera anëtare të Natos që janë më afër kufirit me Rusinë, për të qënë në krah të Ukrainës. Ne me Rusinë kemi disa llogari të hapura, të cilat e kanë bërë kombin shqiptar më të qartë se disa të tjerë, në shumë kuptime, edhe në atë historik. Fakti që rusët kanë mbajtur qëndrime kundër shqiptarëve në 30 vjecarin e fundit, besoj se e bëjnë të kuptueshëm arsyetimin se pse Shqipëria mori një rol kaq ekskluziv; dhe mendoj se kjo është një lëvizje e duhur, në kohën e duhur. Lëvizja e kryeministrit Rama është e goditur, pa dashur të futem në komplimenta.

-Zoti Majko, por pse pikërisht Shqipëria mori këtë rol?

Pandeli Majko: Nuk mendoj se kjo është një çështje për të na bërë të dukshëm, kjo na jep një vend domethënës në gjirin e aleancës së Nato-s. Ka disa vende të cilat për shumë arsye nuk e marrin dot këtë rol, sepse janë në një moment delikat që janë më afër kufijve me Rusinë. Pozicionimi i Shqipërisë është shumë i qartë lidhur me këtë çështje. Për më tepër, mund t’ju them që komuniteti shqiptar që jeton në Ukrainë ka mbajtur një anë dhe është ana e Ukrainës. Pak muaj më parë dy shqiptaro-ukrainas dhanë jetën e tyre në luftë edhe në ceremoninë e varrimit ata u varrosën duke pasur flamurin shqiptar dhe ukrainas, sipas protokollit të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

-A mendoni ju se Shqipëria ka mundësi për të prodhuar armë për Ukrainën dhe a na vendos në rrezik kjo situatë me Rusinë?

Pandeli Majko: Përderisa ne jemi anëtarë të NATO-s, nëse preket një anëtar tjetër që është në kufi me Rusinë, Shqipëria është e rrezikuar, sepse në momentin që një prej vendeve anëtare preket, ushtarakët shqiptarë së bashku me ata të vendeve të tjera rreth Nato-s do të shkojnë ti gjenden në krah. Forca e një aleancë  është e barabartë me forcën e pikës më të dobët të aleancë.

-Zoti Majko si i vlerësoni ju mesazhet e Zelenskyt që tha në Tiranë dhe mbi të gjitha komentin e tij për Putinin që e cilëson si një Hitler të dytë?

Pandeli Majko: Rusia po kërcënon gjithë rendin ndërkombëtar, është e kotë ta diskutojmë këtë. Nëse Kina po kërkon një ndryshim rregullash global nëpërmjet një negociate të karakterit ekonomik, sipas opinionit tim, Rusia po kërkon ta bëjë këtë me forcën e armëve që është shembulli më i keq që është dhënë ndonjëherë pas mbarimit të luftës së ftohtë.

Lexo edhe :  Një person goditet në kokë nga cjapi, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

-Po pozitën e Shqipërisë në situatën gjeopolitike  dhe raportin e saj me aleatët e saj strategjikë, si e shihni

Pandeli Majko: Ne po mbajmë një qëndrim shumë të qartë lidhur me marrëdhënien tonë të veçantë me perëndimin. Në Shqipëri për fat të mirë, të paktën të hapura, parti politike që ndjekin politikat filo-ruse dhe mendoj se Shqipëria po bën realitet ëndrrën më të keqe të Milosheviçit. Ai në bisedat kofidenciale që kishte me ambadadorin amerikan të asaj kohe, që i ka shkruar në kujtimet e tij ambasadori, pa u prishur ende Jugosllavia ,  ai thoshte që plani i Amerikës sipas tij pra i perëndimit ishte që Shqipëria të kthehej në një aeroplanmbajtëse.  E vërtetë është, po ndodh.

-Mendoni se po luajmë pak me zjarrin, duke qënë një vend kaq i vogël e duke marr një rol më të madh?
Pandeli Majko: E gjithë jeta njerëzore është një balancë midis vendimmarrjeve ku rreziku është i natyrshëm, që nga lindja deri te dita që na përcjellin të afërmit. Mendoj se jemi në kuadrin e fillimit të një kapitulli të ri, quajeni si të doni, një luftë e ftohtë apo një luftë e përzier ku e ngrohta dhe e ftohta nuk kanë një rol të qartë.

-A po rritet Shqipëria me këtë rol të ndërmarrë?

Pandeli Majko: Nuk mendoj që forca e Ukrainës do të diskutohej vetëm në bazë të një vendimmarrje thjeshtë të Shqipërisë, por vendimi i Shqipërisë është pjesë e një koordinimi, brenda një skeme e cila nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë. Kjo është arsyeja pse po ju flas me fjali të shkurtra dhe nuk dua që të nxis një lloj paniku të tepërt, sepse nuk ka vend për panik. Shqipëria ka marr një rol të veçantë gjeo-politik, është një nga lëvizjet më të forta gjeo-politike që kemi bërë së fundmi si vend dhe kjo na nderon dhe nuk na krijon rrezik të tepërt. Ne edhe pa marr këtë lëvizje, kemi qënë një vend në krah të fqinjit tonë më të rëndësishëm, e cila ka përballë një bazë ruse që nuk është bazë për mbrojtje civile, po është një bazë e një natyre krejt tjetër. Kjo është arsyeja dhe të tjera që e bëjnë Shqipërinë dhe shqiptarët që të jenë shumë të vëmëndshëm dhe vendimmarja që u bë e dukshme me Samitin ku ishte i pranishëm presidenti Zelensky na jep një cilësi të re gjeo-politike, që deri para disa muajsh nuk e kishim./O.S

Të fundit

Vlora “nën pushtetin” e ujit/ Kryebashkiaku Dredha: Situata paraqitet kritike

Situata nga përmbytjet paraqitet mjaft problematike në Vlorë, e cila po “noton” në ujë. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka...

Çfarë ndikimi mund të kenë në Tokë shpërthimet e mëdha diellore?!

Shpërthimet diellore të lëshuara nga Dielli mund të kenë një efekt të mëvonshëm në Tokë. Të martën më datë 1 tetor, Dielli lëshoi ​​dy...

E keni ditur gabim! Para apo pas dreke, kur duhet t’i hani frutat

Ka shumë persona që preferojnë frutat pas drekës apo darkës, ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se fruti teknikisht nuk është një ëmbëlsirë, ndaj duhet...

Hendeku gjinor në Shqipëri/ Burrat më të pasur, gratë më të arsimuara

Shqipëria po përballet me mungesën e theksuar të fuqisë punëtore, të shkaktuar nga emigrimi i pandalshëm vitet e fundit. Por institucionet financiare ndërkombëtare, si...

Urdhërdhënësi i 21 janarit dhe ata që po “kujtohen” se Basha ka qenë ministër

Nga Mero Baze Filmimet e fundit rreth 21 Janarit që dorëzoi në SPAK gazetari Artan Hoxha tregojnë me zë dhe figurë, se si Komandanti I...

Lajme të tjera

Web TV