Me siguri keni dëgjuar për dashurinë me shikim të parë nga ato magjiket që nisin me intensitet. Shpesh takimet me miqtë apo familjarët, ose vetë takimet e shpeshta mes jush bëhen aq intensive, saqë duket sikur ke gjetur dashurinë e jetës. Derisa çdo gjë prishet, sepse një nga dy partnerët nuk është po njësoj i përfshirë sa tjetri.
Dhe kur mbaron çdo gjë, duket sikur perfundon në depresion, je i/e rënduar dhe nuk di nga t’ia nisësh. Në shumicën e rasteve, koha për ta kaluar këtë ndjesi të keqe, zgjat dy herë më shumë sesa koha që ka zgjatur vetë marrëdhënia.
Por pse ky raport i shkurtër në kohë dhe gjithë ai “mjaltë” e lë njërën palë në gjendje të keqe?
Dashuritë e shkurtra, disamujore kanë tendencën të arrijnë nivele të caktuara (përgjithësisht të larta) të dashurisë dhe afërisë. Truri ynë gjatë kësaj periudhe është në gjendjen e ashtuquajtur “fuqizim i mesëm”, që konsiderohet nga studuesit si shumë i fortë dhe të bën të varur. Kur raporti mbaron je automatikisht në gjendje mungese, gjë që ngacmon krijimin e depresionit dhe ankthit.
Sipas psikologëve ekziston një periudhë standarde 3-mujore në të cilën marrëdhënia shkon nga pasionante në fazën më intime të dashurisë dhe përkujdesjes. Dhe kur kjo ndodh, përgjithësisht një nga dy partnerët afrohet shumë dhe tjetri mbetet pas. Serioziteti bëhet shpesh arsyeja e ndarjes sepse një nga palët nuk është gati. Nga ana tjetër, personi i dytë mbetet me shijen e mirë të raportit deri në atë moment dhe me gjithë ëndrrat sesi do kishte qenë e ardhmja.
Aryseja kryesore pse këto ndarje janë kaq të rënda është se nuk e lejojmë veten ta tejkalojë situatën. Për të shmangur ndjesitë, i themi vetes se nuk ishim në një lidhje të vërtetë dhe se nuk kemi të drejtë të ndihemi keq. Nga ana tjetër, kjo përkthehet në shtypje të emocioneve prej gjykimit ndaj vetes duke e bërë të pamundur të tejkalohet si situatë.
Psikologët theksojnë se nuk ka rëndësi si ka qenë raporti, secili prej nesh e ka të drejtën të qajë apo të mërzitet për humbjen e dikujt, pavarësisht kohës së shpenzuar me të./E.Ç