Arrestimi i Liamit në BBV, reagon avokati: Për dënimin nuk kishte dijeni as policia as ai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka ekzekutuar ditën e sotme një vendim gjykate të shkurtit 2022, që dënonte Liam Osmanin, banorin e ri të “Big Brother Vip 3” me 2 vjet e 6 muaj burg, e në lidhje me këtë ka reaguar Dritan Shehaj, përfaqësuesi ligjor i tij

Në një njoftim të Policisë thuhet se ai përmes mashtrimit ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat.

Por avokati Shehaj u shpreh se klienti i tij Liam Osmani, i njohur ndryshe nga publiku si Liam Mandiaro, nuk ka pasur dijeni për dënimin.

Ai shkruan se ish-banori i “Big Brother VIP” është një shtetas gjerman që jeton e punon në Gjermani në një nga spitalet në Këln dhe se autoritetet shqiptare nuk u janë drejtuar asnjëherë autoriteteve të Gjermanisë për ta kërkuar ose njoftuar.

Shehaj e konsideron një padrejtësi arrestimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, teksa shtoi se për dënimin, nuk kanë pasur dijeni as autoritetet e aeroportit “Nënë Tereza” dhe as ato të Policisë Tiranë.

Reagimi i avokatit:

“Lidhur me ndalimin e kryer sot nga forcat e policise per banorin e big brother, Liam Osmani, dhe njoftimit se ai eshte denuar per mashtrim nga Gjykata e Tiranes, sqarojme se behet fjale per nje ceshtje per te cilen Laim Osmani nuk ka patur asnjehere dijeni, dhe eshte teresisht i paqarte per rrethanat per te cilat ndaj tij jane ngritur akuza te tilla. Vetem diten e sotme, pas shoqerimit nga policia, Liam Osmani ka ardhur ne dijeni te akuzave ndaj tij dhe ekzistences se nje vendimi gjyqesor qe e ka shpallur fajtor per vepren penale te Mashtrimit ndaj nje personi tjeter, per shumen prej 6000 euro.

Ky proces penal ne ngarkim te tij, eshte zhvilluar ne mungesen e Liam Osmanit, ai nuk eshte vene asnjehere ne dijeni te ketij fakti, nuk eshte njoftuar asnjehere nga organet e policise, organi i prokurorise, dhe ne fund as nga gjykata perkatese. Liam Osmani nuk ka patur asnje dijeni per keto akuza, as ka mashtruar apo genjyer ndonjehere ndokend, por te gjitha marrdheniet  e tij  te biznesit i ka te dokumentuara me kontrata dhe dokumenta financiare te rregullta, te cilat rrezojne katerciperisht akuzen e mashtrimit, te ngritur padrejtesisht ndaj tij, dhe te gjykuar ne fshehtesi te plote nga institucionet e gjykates dhe prokurorise.

Liam Osmani eshte nje shtetas gjerman, qe jeton dhe punon ne Keln, Gjermani, ne nje nga spitalet e ketij qyteti, dhe eshte e paimagjinueshme qe organet ligjzbatuese te shtetit shqiptar, te mos ti drejtohen asnjehere autoriteve gjermane per ta kerkuar, per ta njoftuar, per ta thirrur per te dhene shpjegime, per ta vene ne dijeni te akuzave qe jane ngritur ndaj tij, per ta degjuar perpara se te nxirrnin konkluzionet perkatese, dhe perpara se ta denonin ne mungese, dhe nxitimthi.

Madje ne menyre paradoksale, per denimin e tij nuk kane dijeni as autoritetet e kufirit te aeroportit te Rinasit, nga ku Liam Osmani ka hyre ne territorin shqiptar perpara 1 jave, nuk kane dijeni as sherbimet e policise te komisariateve te Tiranes, ku Liami ka jetuar keto dite, por cuditerisht kjo gje behet publike vetem pas hyrjes se tij ne shtepine e Big Brother. Sqarojme se Liam Osmani do te ndjeke te gjitha procedurat ligjore per te vene ne vend padrejtesine qe i eshte bere, vendimi i gjykates brenda pak ditesh do te behet null, dhe ceshtja do te shqyrtohet nga e para, dhe jemi te sigurt se ne perfundim Liam Osmani do te shpallet i pafajshem”.

Të fundit

“Të tjerët, të kalbur dhe pa eksperiencë”, Rama: PS parti e re, por shalqi me provë

Kryeministri Rama zhvilloi pasditen e sotme takimin me të rinjtë në kryeqytet dhe me skudarën elektorale të 11 majit....

Kryemadhi shfaqet me macen e Metës: Shoqe besnike që s’të le asnjëherë vetëm

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi është shfaqur në rrjetet sociale këtë të premte pa kostumin “politik”, por e veshur sportive dhe më një shikim...

Rama: Hedhja e votës kudo tjetër përveçse te kutia e PS është ta çosh votën kot

Kryeministri Rama zhvilloi pasditen e sotme takimin me të rinjtë në kryeqytet dhe me skuadrën elektorale të 11 majit. Ndër të tjera Rama u...

Alban Dudushi flet për sëmundjen e rëndë: Mendova se do kalonte, por ishte më serioze

Përpara çështjes së kontratës me RTSH-në, Alban Dudushi është përballur me një problem shëndetësor, të cilit fillimisht nuk i kishte kushtuar rëndësi. Në një...

Kandidatët e PS-se në Tiranë/ Manastirliu: Me këtë skuadër finalizojmë ëndrrën europiane

Kandidatët e PS-së në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit. 'Tirana do të jetë lokomotiva e fitoreve' tha Ogerta Manastirliu sepse është simboli i punëve...

Lajme të tjera

Web TV