Çfarë është “prindërimi helikopter”?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I njohur me termin “prindërim helikopter”, kur prindi është shumë i përfshirë në jetën e fëmijës së tij, përgjithësisht qëllimet janë të mira, por ka problemet që shfaqen rrugës.

Sipas psikoterapistëve, kjo mënyrë prindërimi duket ndryshe në familje të caktuara, por përgjithësisht ka disa mënyra për ta kuptuar:

– Përfshirje e tepërt në jetën e fëmijës: Nga jeta e përditshme, tek aktivitetet shkollore dhe sociale, këta prindër e fusin veten në çdo situatë.

– Mbikëqyrje konstante: Prindërit e vëzhgojnë jetën e fëmijës pothuajse në çdo moment.

– Mbrojtje e tepërt: Ata përpiqen të vendosin veten si mburojë për fëmijën dhe situatat me të cilat përballet ai.

– Kontroll në vendimmarrje: Këta prindër i marrin vetë vendimet për fëmijët.

Po a duhet të ndiqet kjo metodë prindërimi?

Psikologët theksojnë se këta prindër kanë përgjithësisht marrëdhënie të mira me fëmijët, por mënyra sesi e kontrollojnë jetën e tyre, duke vënë në dukje këtu edhe mbrojtjen e tepruar, mund të kthehet lehtësisht në dëm për fëmijën.

“Këta fëmijë mund të rriten duke u mësuar me rehatinë e të gjeturit çdo gjë gati në çdo kuptim. Ata mund të mos zhvillojnë aftësinë e vendimmarrjes. Po ashtu, ata do të kenë sens shumë të ulët pavarësie”, shprehet Gina Song, mjeke.

Më tej, theksohet se këta fëmijë kanë vështirësi të marrin vendime dhe të kenë iniciativa për jetën e tyre, ndaj psikologët sugjerojnë që prindërit të njihen me disa metoda prindërimi dhe të marrin cilësitë e secilës për të gjetur balancën e duhur./O.S

Të fundit

“Thethi nuk ka nevojë për rruspa”, Vangjeli: Shteti duhej të zgjidhte problemin e pronës

Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh me nota kritike në Log, News 24 ndaj aksionit të qeverisë në Theth për...

Asnjë e shtënë arme, asnjë i plagosur, rusët i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas

Një moment historik është shënuar në frontin lindor të Ukrainës, ku një grup ushtarësh rusë u dorëzuan për herë të parë pa u përballur...

Kukullat Labubu “pushtojnë” edhe Bebe Rexhën, fansat në panik

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Bebe Rexha, i është bashkuar njërit prej trendeve më të përhapura në rrjetet sociale kohët e fundit,...

1976 – Lojërat Olimpike në Montreal nën hijen e bojkotit afrikan

Më 17 korrik 1976, u hapën zyrtarisht Lojërat Olimpike Verore në Montreal, Kanada, në një atmosferë të trazuar nga tensionet politike ndërkombëtare. Ajo që...

Zjarr i madh pranë “Zonës 51” në Nevada, shpërthejnë teoritë konspirative

Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë bazës ushtarake të njohur si Zonja 51 në Nevada, duke shkaktuar spekulime të shumta nga adhuruesit e...

Lajme të tjera

Web TV